Macron si Rama, rilindje urbane për të rigjallëruar qendrat e qyteteve franceze

Macron si Rama, rilindje urbane për të rigjallëruar qendrat e qyteteve franceze

Pamje nga projekti

Një qytet pa njerëz është një qytet pa jetë. Kjo është arsyeja pse shumë qytete të vogla të Francës së shpejti do t’i nënshtrohen rikualifikimit urban, përmes një projekti shumëmilionësh të financuar nga qeveria franceze. Por, nisma e ideuar nga Presidenti Emanuel Macron i ngjan shumë nismës që ndërmori në mandatin e parë qeverisës Kryeministri shqiptar, Edi Rama; nismë të cilën ai e pagëzoi me emrin “Rilindje Urbane”.

Ashtu si ideja e Macron-it, e cila këto ditë po fiton një jehonë të rëndësishme në mediat franceze, edhe projekti i 2013-ës i kryeministrit Rama kishte për qëllim rigjallërimin e qendrave të qyteteve, kryesisht të vogla, shqiptare, për të dendësuar pjesët urbane, nga e cila përfituan më shumë se 70 qytete. Aksioni pritet të prekë mbi 200 qytete të Francës, mban emrin “Coeur de Ville” (Zemra e qytetit) dhe do të jetë një nga rikualifikimet më të mëdha në historinë e vendit. Plani i madh do të kushtojë rreth 5 miliard euro dhe pritet të rigjallërojë qendrat e qyteteve gjatë pesë viteve të ardhshme me dyqane të reja, zyra, hapësira dhe banesa të rinovuara.

Kjo ide e presidentit Macron shihet edhe si një mënyrë inteligjente për të ndaluar zgjerimin në zonat rurale dhe dendësuar pjesët urbane të qyteteve. Ndër vite, qytetet e vogla të Francës kanë pësuar një përqendrim të jetës në periferi, çka ka sjellë një shkretim të jetës në qendrat urbane. Efektet e zhvillimit të pakontrolluar kanë ndikuar negativisht në këto qytete, ku shumë biznese janë zhvendosur në periferi, e mandej kjo ka sjellë cilësi më të ulët jetese.

Ndaj qeveria franceze e ka gjetur zgjidhjen te rikonceptimi i qendrave të tyre. Fondi prej 5 miliard eurosh do të sigurojë infrastrukturë të re, rinovimin e banesave të vjetra, inkurajimin e me stimuj financiarë të bizneseve, në mënyrë që ato të rihapen në zemrën e qytetit. Gjithashtu, plani i Macron parashikon edhe zhvillimin e një konkursi ndërkombëtar për arkitektët dhe projektuesit, për të ofruar modele të reja për mënyrën se si mund të duket një qytet i rigjallëruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 10/05/2018 09:50

    Rilindje urabane quhet i gjithe qyteti, jo vetem qendrat. eshte njesoj te jesh i bukur jashte por nga brenda je m.....

    Përgjigju
  • Zylali: 08/05/2018 22:51

    Makron kopjon Ramen ?

    Përgjigju
  • Limi: 08/05/2018 21:16

    INJORANCA NUK KA kufi RAMA ESHTE NJE cope PIKTORI DHE per urbanistiken e e Tiranes thote plani francez si ka mundesi??????

    Përgjigju
  • redi: 08/05/2018 15:15

    Nje nga punet kolosale dhe me te mira qe ka bere qeveria Rama ishte dhe Rilindja urbane . Nuk marr shkas nga inisiativa e presidentit Makron , por ne ste ide Rana beri te hetudhem dhe shume straktive shume qytete te vdekura , pa jete te pergjumur ku stili monist i ndertimit i impononte dhe nje tjeter fytyre vet banoreve te zonave te ndryshme te vendit . Rilindja ndikoi ne uljen e migrimit per dhkaqe ekonomike , duke u kthyer ne qytetet e tyre dhe fdhatra shume banir qe mbushen Tiranen dhe Dyrresin dhe duke investuar me shume . Per nua mbas Refirmes ne drejtedi Rilindja eshte Reforma me w madhe dkonomike , arkitekturore dhe demografike e qeverise Rama . Bravo , por mundohu te eleminosh gabimin kryesor PPP pa efektivitet dhe stimulues te borxhit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hidhu Doktor

Hidhu Doktor