Magjistratët dhe Kodi Rrugor/ Hysi thirrje opozitës për 84 votat: Tregoni përgjegjshmëri, të mos shkojmë në kolaps

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi i bën thirrje opozitës që të hënën, në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar, të vijë e të votojë dy vendime të rëndësishme: ligjin për Magjistraturën dhe Kodin Rrugor. 

Hysi thotë se opozita duhet të tregojë përgjegjshmëri me ligjin për magjistratët, duke ndihmuar që gjykatat të mos zhyten më tej në kolaps për shkak të spastrimeve që po bën vettingu. 

Vettingu po ecën dhe po ecën shpejt. Brenda korrikut do të kemi rezultate shumë më të mëdha. Nga ana tjetër kemi një grup studentësh të shkëlqyer që dëshirojnë të fillojnë magjistraturën. E dyta, kemi një grup tjetër magjistratësh që presin të fillojnë të punësohen. Nëse ne themi që ne nuk duhet të bllokojmë, ta çojmë sistemin në kolaps, ne duhet të kontribuojmë. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm. Ne duhet tu japim mundësinë të punësohen këtyre magjistratëve ekselentë. Dua tu bëj një thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave që studiojnë jashtë. Mesatarja për të konkurruar në Shkollën e Magjistraturës nuk është 8, por 6.2. Në radhë të parë, duke ju bërë apel kolegëve të mi të opozitës për të ardhur dhe për të votuar ndryshimet në ligj për tu dhënë mundësi në shtator kandidatëve fitues të fillojnë shkollën, dhe nga ana tjetër, ftoj të gjithë studentët që kanë studiuar jashtë, të vijnë dhe të kontribuojnë në Shqipëri.

 Vasilika Hysi, Nënkryetare e Kuvendit

Nënkryetarja e Kuvendit e sheh gjithçka të zgjidhshme në ligj nëse politika bashkëpunon.

Me sa po kuptoj, opozita po shkon drejt kërkesës së saj për të ndryshuar dhe zhbërë ndryshimet kushtetuese. Me sa kuptoj është bërë pishman që i ka votuar aty ndryshime. Ne kemi mundësinë të gjejmë konsensus për të ndryshuar shumë gjëra në ligj. Unë mendoj që duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi. Të mundësojmë një herë fillimin e plotësimit me gjak të ri, me ekspertë, të sistemit të drejtësisë. E dyta është e rëndësishme të ecim shpejt me vettingun sepse nga kjo varet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i cili ka gati dy lista kandidatësh për Gjykatën Kushtetuese dhe duhet të fillojmë me plotësimet e tyre. Nëse do të ketë një vullnet politik shumë të mirë e bashkëpunim më të mirë, gjithçka mund të zgjidhet. Nuk ka çështje që vullneti e bashkëpunimi nuk i zgjidh.

 Vasilika Hysi, Nënkryetare e Kuvendit 

Hysi i kërkon votat e opozitës edhe për Kodin Rrugor, një nismë e deputetit Pjerin Ndreu për të mos ju bllokuar patentat emigrantëve apo turistëve të huaj. 

Kodi Rrugor amendohet në një moment shumë të rëndësishëm kur shumë shqiptarë kanë ardhur për të kaluar pushimet në Shqipëri dhe për shkak të gabimeve që mund të jenë edhe njerëzore ata shpesh mund të marrin edhe dënime të rënda të cilat mund tu kushtojnë shumë. Unë kam një apel për kolegët tanë: aty nuk ka asgjë politike, në fund të fundit jemi përfaqësues të zgjedhësve tanë pavarësisht bindjeve politike. Në duhet të mendojmë që shtetasit shqiptarë që vijnë takojnë familjarët, që sjellin të ardhura, që kontribuojnë për Shqipërinë, të mos ikin të ndëshkuar. 

 Vasilika Hysi, Nënkryetare e Kuvendit

Pavarësisht këtyre thirrjeve të vazhdueshme duket se opozita i ka veshët e mbyllur, dhe deri më tani nuk ka asnjë sinjal se të hënën mund të ndryshojë ndonjë gjë mes demokratëve apo deputetëve të LSI-së. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjyqtari!: 21/07/2018 23:17

    Duhet serish nderhyrja e USA...Ajo force politike e cila kundershton vazhdimesine e Vettingut, dihet qe orientohet nga synime anti Shqipetare!!!

    Përgjigju
  • mario: 21/07/2018 18:29

    permes mikrofonit i ftoni ata qe kane mbaruar jashte por nje pyetje kisha zonja hysi a i keni kontaktuar ju si parti ne pushtet keta qe kane mbaruar?????? i dini shume mire se sa jane vetem vitin e shkuar ne provimin perballe dhomes se avokatise qendrore ne itali kane kaluar 10 shqiptare. 10 avokater te rinje ne itali dhe e dime shume mire se cfare kane kaluar ata qe te jene aty perballe komisionit se sa kane studiuar. mos valle i keni kontaktuar mos valle i keni pyetur???? ju garantoje qe jo. z.han ju tha merrni te rinj dhe me eksperience ne komisionet per negociatat me ke e ju cfare beni asnje gje. nuk kam gje kunder atyre qe kane mbaruar brenda shqiperis por e dime ama dhe qe ata qe kane mbaruar jashte jane me perpara dhe per ate qe kane aritur kane djersitur e jo sic behet ne shqiperi qe me nje kafe me prof kalohet lenda ne universitet. filloi e kontaktoni nuk jane large nga ana tjeter e adriatikut

    Përgjigju
  • Magjistratura: 21/07/2018 11:52

    Dmth arritje qenka qe ne magjistrature mund te hysh me mesatare 6.2 nga 8 qe ka qene. Lum si ne per keto mencurira

    Përgjigju
  • tonin: 21/07/2018 11:31

    votoni me 74 deputet ,pd lsi,kan frik,sdo e mbajn peng shqiperin ca alabak

    Përgjigju
  • qazim mulleti: 21/07/2018 10:35

    beni zhgjedhje te parakohshme ps mer 86 deputet te garantuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE sanksione radikalëve izraelitë për aktet e dhunës kundër palestinezëve! Të sanksionuarit s’do hyjnë në BE dhe do t’u bllokohen llogaritë

BE sanksione radikalëve izraelitë për aktet e dhunës kundër palestinezëve! Të sanksionuarit s’do hyjnë në BE dhe do t’u bllokohen llogaritë