Ministri gjerman: Emigrantët, jo kusht për Shqipërinë, opozita të votojë ‘Magjistratët’

Tiranë- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri për Çështjet Europiane në ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth, kanë zhvilluar së bashku një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij, ministri gjerman i bëri thirrje opozitës që të votojë ligji e "Magjistratëve" dhe të ndihmojë qeverinë në rrugën drejt BE-së. 

Unë kam ardhur sot këtu për të shprehur vlerësimin për mikpritjen. Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE. Ka marrë një rekomandim pozitiv. Nëse çdo gjë ecën në këtë mënyrë kjo rrugë do të bëhet realitet.

Në radhë të parë bëhet fjalë për krijimin e një shteti ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me procesin e Vettingut, Shqipëria ka ecur në një rrugë ku nuk e ka shoqen në rajon. Fakti që deri më tani gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi tregon se njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është e vendour. Këto reforma duhet të vazhdojnë. Duhet të kemi njerëz të rinj për të mbushur ato pozicione sepse një sistem gjyqësor që nuk funksionon ndikon në fusha të tjera të jetës.

Dhe ky proces kërkon një masë të madhe të vetëdijes nga ana e qeverisë por edhe nga opozita. Ndaj unë do t’ju apeloja që të marrin përgjegjësitë e tyre në mënyrë që të mos e rrezikojnë procesin e Shqipërisë. Unë jam prej 20 vitesh anëtar i Bundenstagun gjerman, prandaj e di që duhet një konsensus mbi Kushtetutën. Momentalisht shumëçka është në lojë, pajtimi dhe paqja janë të rendësishëm mbi procesin e integrimit. Nisur nga konfliket aktuale botërore, është e rëndësishme që ne si Europë të kemi stabilitet.

Michael Roth, ministër gjerman

Ndërkohë që për çështjen e refugjatëve Roth u shpreh se Shqipërisë nuk i është vendosur asnjë kusht pasi ata janë të interesuar që të gjitha palët të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.

Në fakt, nuk ka asnjë lloj kushti që ne t’i kemi vendosur Shqipërisë për mbylljen e kufijve për rrymën e emigrantëve që vijnë nga vendet e Afrikës së Veriut apo për hapjen e kampeve të pritjes së këtyre emigrantëve ose refugjatëve. Nuk ka absolutisht asnjë lidhje të drejtpërdrejtë të kësaj problematike me çështjet e integrimit. Ne sigurisht jemi të interesuar, të gjitha palët evropiane, të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për sa i përket çështjes së azilkërkuesve apo të emigrantëve. Bazat në gjetjen e këtyre zgjidhjeve do të duhet të ishin vlerat që na bashkojnë, ato të solidaritetit dhe humanizmit. Në këtë kontekst, sigurisht që Shqipëria dhe Maqedonia janë të mirëpritura të japin kontributin e tyre. Sërish, dëshiroj të theksoj se nuk ka lidhje për sa i përket çështjeve të integrimit dhe kësaj problematike. Nuk besoj se do ta gjeni këtë në konkluzionet e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme.

Michael Roth, ministër gjerman

Javën e kaluar Hahn, së bashku në një takim me qeverinë shqiptare hodhi hapin e parë në procesin "Screening". Është proces shumë i kompikuar pavarësisht se duket shumë teknik. Është proces i një rëndësie politike të madhe.

Dëshiroj t’ju falënderoj sërish juve, personalisht, qeverinë gjermane, institucionet gjermane për mbështetjen e pakursyer që i keni dhënë Shqipërisë, jo vetëm në procesin e vështirë të reformave që ne po ndërmarrim e që kanë një lidhje dhe një impakt të drejtpërdrejtë për ecurinë e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por kryesisht edhe për diskutimet dramatike, do t’i quaja, të cilat u zhvilluan në Luksemburg, ku vendi juaj dhe ju ishit pjesë e asaj maxhorance të madhe të vendeve anëtare të BE-së në mbështetje të nisjes së menjëhershme të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë.

Së shpejti do të kemi një fashitje mes asaj që është shqiptare dhe asaj që është evropiane. Të rinjtë janë përfituesit kryesorë. Me ministrin Roth shkëmbyem pikëpamje për zhvillimet në rajon. Gjermania është dhe ka qënë një kritik i rreptë dhe partner i ndershëm. Ka investuar shumë në rajon.

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm

Përsa i përket negociatave me Greqinë, Bushati u shpreh se të dyja palët janë në dialog intensiv dhe janë hedhur hapa thelbësore për çështje që konsideroheshin tabu. 

Jemi në dialog intensiv. Kemi hedhur hapa substancial për çështje që konsideroheshin tabu. Për fat të keq shohim një strategji për ta mbajtur peng dhe për të mos lejuar. Nuk ka qënë e lehtë të ulesh në tavolinë. Në bisedime nuk triumfon vullneti i njëanshëm por parimet ndërkombëtare. Do të jetë një marrëveshje shumë më e mirë sesa ato të shkuarës. Jemi në bisedime qoftë dhe për kufijtë detar dhe ato tokësorë me piramidat për të shmangur incidentet.  Por nga ana tjetër shohim që ka një strategji të orkestruar për ta mbajtur peng. Duhet ta kuptojmë shumë qartë se nuk ka qenë e lehtë të uleshim në tryezë.

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maloku: 23/07/2018 03:20

    Hajlanderi i thote opozites shpellar hajdute vrases PERDORUES droge trafikante droge grupistave te strukturuar kriminele droge qe te HEQIN qafe lavatrice parashe kullaxhinj dhe hadute te popullit pa e kuptuar qe po te ishe ne kohen kur PS quheshe PPSH vetem nga emri qe i ke vene vetes highlander xhafistotahiristet e djeshem do te kishin kalbur ne burg

    Përgjigju
    • Babalja: 23/07/2018 07:52

      PPSH si parti egsiston or ti malok, biles perfaqesohet po nga i sekretar i pare i PPSH saleh rame berish vicidoli.

  • Highlanderi: 22/07/2018 19:25

    I thua more Ruth po kujt i thua shpellareve, hajduteve, vrasesve, garbitesve?Edhe ky shekull ka jashtqitjet e veta, ashtu si kane qeniet e gjalle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi