Makina godet shtyllën e tensionit dhe lë pa drita Orikumin, mister vendndodhja e shoferit

Makina godet shtyllën e tensionit dhe lë pa drita Orikumin, mister vendndodhja e shoferit

Makina e aksidentuar

Vlorë- Një makinë ka goditur një shtyllë tensioni të mesëm mëngjesin e sotëm në Rradhimë, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të Orikumit. 

Sikurse shihet edhe nga fotot, dëmet e aksidentit kanë qënë të rënda, por ende nuk dihet asgjë për drejtuesin e mjetit, i cili nuk është gjetur në mjet nga punonjësit e OSHEE-së.

Pas aksidentit, OSHEE dega Vlorë mori masat për riparimin e dëmit dhe aktualisht zona e Orikumit ka rifilluar të furnizohet me energji elektrike.

Shtylla e rrëzuar pasi u godit nga makina

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Koreja e Veriut thotë se ka testuar armë të reja

Koreja e Veriut thotë se ka testuar armë të reja