Makina presidenciale e Trump, disa fakte që nuk i dini për makinën më të blinduar në histori

Makina presidenciale e Trump, disa fakte që nuk i dini për makinën më të blinduar në histori

Makina presidenciale “Cadillac One” që shoqëron Donald Trump nuk është një mjet i zakonshëm. Kjo makinë është e pajisur me funksione sulmuese dhe mbrojtëse dhe pajisje për shpëtimin e jetës.
Këtu janë 10 fakte që mund të mos dini për makinën presidenciale.

1. Modeli aktual ka një motor Duramax 6.6 litërsh, V-8, super-ngarkuar me dizel. Dita e parë e shërbimit ishte më 20 janar 2009, kur çoi Presidentin Obama në një inagurim në Pensilvani.

2.”Bisha” është e përbërë nga çeliku, alumini, titani dhe qeramika.

3. Dyert e automjetit nuk kanë vrima çelësash. Agjentët e Shërbimit Sekret janë njerëzit e vetëm që dinë të hapin dyert e pasagjerëve të saj.

4. Ka edhe kontroll të ajrit dhe mund të mbyllet hermetikisht.

5. Makina ka granata dhe raketa, gaz lotsjellës dhe një sërë armaturash ushtarake.

6. Brenda saj gjendet rezervë edhe grupi i gjakut të Presidentit që po udhëton dhe bombul me oksigjen.

7. Ekziston një telefon i koduar dhe një sistem video interaktive, kështu që presidenti mund të mbajë konferenca gjatë udhëtimit.

8. Pjesa e poshtme e makinës e mbron atë nga bombat.

9. Dyert janë të forta dhe kanë trashësi 24 centimetra ndërsa e mbrojnë udhëtarin edhe nga sulmet kimike.

10. Makina është limuzinë e bërë në modelin e “Mercedes Maybach S 600 Pullman”.

Ekzistojnë 11 automjete identike në flotën e Shërbimit Federal të Sigurisë, nën komandën e një njësie special, kjo makinë kushton gati 1.5 milionë dollarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ismail fifo: 29/05/2018 18:53

    Le të ketë çtë dojë, si hy në punë asnjërit.Si intereson asnjërit se rron Trampi në botë.Dhe prap se prap Mercedezit kanë kopjuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët