Malësi e Madhe, sherr mes fqinjëve, dy vëllezërit plagosin 32-vjeçarin

Malësi e Madhe,  sherr mes fqinjëve, dy vëllezërit plagosin 32-vjeçarin

Foto ilustruese

Plagosje me armë zjarri edhe në Malësinë e Madhe mesditën e kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamicë, pas një konflikti të çastit ku është plagosur Ylli Berisha, 32 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe. 

Në kërkim janë shpallur dy vëllezërit L. H 42 vjeç, dhe L. H. 48 vjeç. Autorët janë fqinjë me të plagosurin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në ndjekje të dy vëllezërve dhe po punon për arrestimin e tyre. 

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe, Shkoder 

Informacion Paraprak 

Me datë 05.05.2018, në orë 15:00, jemi njoftuar se në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe, pas nje konflikti të çastit, është plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B, 32 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe. 

Menjëhere janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe po punohet për kapjen e autorëve, shtetasit L. H 42 vjeç, dhe L. H. 48 vjeç (vellezër). 

Shtetasi Y. B, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor po punohet për sqarimin e rrethanat të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 05/05/2018 17:38

    Si tha çobanka dje që “ligjin e ligjeve” BE nuk e pranon?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota