Mali i Zi planifikon ngritjen e gardhit në kufi me Shqipërinë për të ndaluar emigrantët nga Lindja

Mali i Zi planifikon ngritjen e gardhit në kufi me Shqipërinë për të ndaluar emigrantët nga Lindja

Foto ilustruese

Mali i Zi është duke planifikuar ngritjen e një gardhi në kufi me Shqipërinë për të bllokuar kalimin e emigrantëve. Reagimi qeverisë malazeze vjen si rrjedhojë e faktit se mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut janë duke përdorur si rrugë kalimin nga ky vend për të shkuar në BE.

Rruga e emigrantëve në Ballkan për të shkuar në vendet e BE është sipas këtij itinerari; Greqi-Shqipëri- Mali i Zi-Bosnjë për të kaluar në Kroaci dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian.

"Në rastin e një fluksi më të madh të emigrantëve, ne mund të ngremë një gardh me tela në kufirin me Shqipërinë", tha për televizionin shtetëror Vojislav Dragovic, kreu i departamentit të Malit të Zi për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, shkruan Reuters.

Vojislav Dragovic tha gjithashtu se autoritetet shqiptare shpesh herë kanë refuzuar të pranonin emigrantët që u kthyen nga Mali i Zi, bazuar te marrëveshja dypalëshe. Pas valës së emigrantëve nga Siria, Iraku, Pakistani dhe vende të tjera shumë vende kanë siguruar kufijtë e tyre me barriera fizike.

Hungaria ishte vendi i parë vendosi një gardh me tela në kufijtë e saj me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës në 2015, kur më shumë se një milion emigrantë erdhën në Evropë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet