Mallakastër/ Arrestohet 45-vjeçari nga Durrësi, përplasi me kamion 49-vjeçarin

Mallakastër/ Arrestohet 45-vjeçari nga Durrësi, përplasi me kamion 49-vjeçarin

Foto ilustruese

Një 45-vjeçar banues në Durrës është ndaluar nga Policia pasi në vendin e  quajtur Greshicë ka përplasur me kamion një tjetër makin tip “Volkswagen”, e drejtuar nga një 49-vjeçar. Urim Koliqi, 45 vjeç, banues në Durrës është ndaluar nga Policia pas aksidentit që ka ndodhur në Mallakastër. 

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndaluan shtetasin:

-Urim Koliqi, 45 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Ballsh-Fratar, në vëndin e quajtur "Greshicë", duke drejtuar automjetin tip kamion, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin Sh.P, 49 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e mjetit tip "Volkswagen" shtetaset F.D, 55 vjeçe, E.D, 54 vjeçe dhe shtetasi A.D, 60 vjeç, banues në Mallakastër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë