Malta e Shqipëria memorandum
bashkëpunimi për integrimin evropian

Malta e Shqipëria memorandum<br />bashkëpunimi për integrimin evropian
Shqipëria dhe Malta kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
 
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maltës, George Vella.

bushati
 
Në këtë kuadër, Malta angazhohet për mbështetje të përhershme dhe konkrete ndaj vendit tonë në rrugën drejt BE-së, duke e konkretizuar këtë me shkëmbim përvoje dhe ofrim ekspertize në implementimin e politikave të saj. Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në kuadrin shumëpalësh rajonal, mesdhetar e më gjerë. 

bushati
 
Në fokusin e takimit midis dy Ministrave të Jashtëm ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes për të dy vendet.
Dy ministrat diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në rajon, sfidat e sigurisë, fluksin e pazakontë migrator me origjinë nga vendet në konflikt si dhe nevojën e një koordinimi për përballimin e këtij fenomeni.

bushati
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale