POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Manaj lë pas dëmtimin horror, agjenti i Hysajt kërcënon Napolin

Dëmtimi ‘horror’ i Rei Manajt ka kaluar pa probleme të rënda. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi i Albaccete-siI cili në një postim në faqen zyrtare saktëson se ‘bomberi’ kuq e zi ka lënë spitalin e Granadas.

Në njoftim thuhet se Manaj nuk ka pësuar asnjë dëmtim neorologjik dhe nuk ka thyer hundën. Për më tepër, siç shkruan vetë klubi, ‘futbollisti trim ka kërkuar për të mbajtur maskë në mënyrë që të kthehet sa më shpejt në stërvitje’.

21-vjeçari në ndeshjen e Segunda Divizion të zhvilluar të premten kundër Granadas në minutën e 30 mori një goditje me taka në fytyrë, duke rënë pa ndjenja në fushë. Si pasojë u transportua me urgjencë në spital, aty ku kaloi natën. Së bashku me të deri sot në mëngjes ka qëndruar zëvendës presidenti i klubit si dhe doktori i Albaccete-s.

Ndërkohë në Itali, Elseid Hysaj, është bërë objekt i mediave. Kjo për arsyen se futbollisti i kombëtares shqiptare është kthyer në një rezervë për Napolin, klubin që drejtohet nga Anchelotti.

Agjenti i futbollistit, Mario Guiffredi, ka kërcënuar me largim në rast se 24-vjeçari nuk kthehet titullar: “Në verë Hysaj mund të shkonte te Chelsea. Ancheloti i tha se e vlerësonte, por faktet tregojnë se në periudhën e fundit nuk është më i rëndësishëm për klubin. Nëse është bërë një rezervë, atëherë jemi gati të largohemi dhe të kërkojmë shitjen që në janar.

Nuk vëmë në diskutim zgjedhjet e Anchelotti-t, por Hysaj nuk e meriton këtë sjellje. Mund të jetë fazë e përkohshme, por duhet sqaruar kjo situatë. Mund të flitet hapur dhe publikisht. Flasim për një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në Evropë, kjo gjë po e penalizon. Jemi gati të flasim, do të heq Hysajn nga aty nëse na thonë se është bërë reserve,”-ka përfunduar Guiffredi.

d.ba./r.k.
Komento