POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Manastirliu në Vlorë, inspektim të befasishëm në spital dhe poliklinikë, përgëzon mjekët (VIDEO)

Gjatë një inspektimi të befasishëm pak minuta më parë në spitalin dhe poliklinikën e Vlorës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi fillimin e punimeve për rehabilitimin e plotë të Poliklinikës së qytetit të Vlorës, e cila do të transformohet brenda vitit 2019 në një qendër moderne mjekësore jo vetëm sa i takon infrastrukturës por edhe pajisjeve mjekësore.

“Jam shumë e kënaqur të ndaj me ju lajmin se brenda 10 ditësh nis rehabilitimi i plotë i kësaj poliklinike në qendër të Vlorës, e cila kishte kaq shumë nevojë për ndërhyrje për të ofruar kushte më të mira pune për stafin mjekësor por mbi të gjitha për te ofruar një standart të ri shërbimi për qytetarët”, tha Manastirliu.

Gjatë bisedës me ekipin mjekësor të urgjencës së Poliklinikës së Vlorës, Ministrja e Shëndetësisë përgëzoi mjekët dhe infermierët për përballimin me sukses të sezonit turistik, gjatë të cilit morën shërbim 43 mijë pushues në qendrat shëndetësore verore, njofton zyra e shtypit në Ministrinë e Shëndetësisë.

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • Ana: 02/09/2018 07:41

    Aq inspektim i befasishem paska qene, sa vetem mediat e paskan ditur. Te ishte vertet i befasishem, mjekët do i gjente duke pire raki, ndersa mjeket duke pire kafe turke e duke i pare filxhanin njera tjetres per sa me shume fat ne leke e dashnore.

    Përgjigju
  • Agroni doktor: 01/09/2018 21:12

    Hahaha me kete doktorin ketu qe eshte tap i dehur gjithë diten dhe vjen era alkol 100 metra larg me te vertet keni mbuluar urgjencen me se miri.. Ncncncnc njeri me te qelbur dhe me te paafte nuk gjen ne urgjencen e Vlore.

    Përgjigju