Manastirliu nga Shtëpia e Fëmijëve në Durrës: Agjentë e kamera në çdo institucion për të raportuar çdo parregullsi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka prezantuar skuadrat e terrenit dhe nënshkroi me drejtuesit e UNICEF dhe Save the Children memorandumin për planin e deinstitucionalizimit për fëmijët: Familje për çdo fëmijë pa kujdes prindëror.

Pas vendosjes së kamerave në Shtëpitë e Fëmijëve, do të implementojmë këtë standard në çdo institucion përkujdesi, edhe për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar, me qëllim monitorimin e të gjitha veprimeve që mund të cënojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të atyre që janë më të pambrojturit.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë nënshkrimit të Memorandumit për planin e deinstitucionalizimit për fëmijët që jetojnë në institucione, për t’i kthyer në familjet biologjike ose për t’i ofruar kujdes alternativ.

Krijuam 9 skuadrat e terrenit që tashmë janë agjentët tanë në qendrat rezidenciale të fëmijëve për të raportuar çdo parregullsi, por ata janë edhe agjentë në terren për të ndërmjetësuar kthimin e fëmijëve në familjet biologjike dhe identifikimin e familjeve kujdestare.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Ministrja vlerësoi transformimin e institucioneve rezidenciale të fëmijëve në shtëpi familje.

Sot jemi pikërisht në një nga këto shtëpi, e rikonstuktuar tërësisht, sipas modelit shtëpi-familje për të krijuar një ambjent sa më të ngrohtë për fëmijët, sa më afër ambjentit familjar.

Ogerta  Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Nga Shtëpia e Fëmijëve në Shkozet të Durrësit, Ministrja Manastirliu bëri dhe një apel për drejtuesit e pushtetit vendor, për të treguar më shumë vëmendje për programet sociale dhe kujdesit në territor për çdo familje.

Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar mes Ministres Manastirliu dhe drejtuesve të Save the Children dhe Unicef shpreh angazhimin konkret për të jetësuar planin e deinstitucionalizimit, për transformimin e institucioneve të përkujdesit dhe për të siguruar që çdo fëmijë pa kujdes prindëror të ketë një familje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • filoreta dani: 16/11/2018 16:04

    Uroj gjithe te mirat ministres te shendetesise per aktin humonitar qe kujdeset per femijet dhe per te moshuarit shume respekt z ministre pershendetje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim në Zveçan, policia dyshon se u përdor granatë dore

Shpërthim në Zveçan, policia dyshon se u përdor granatë dore