Manastirliu ngre Task-Forcë për sigurinë e barnave, gjobiten për shkelje 12 farmaci

Tiranë- Ngrihet Task-Forcë ndërinstitucionale për sigurinë e tregtimit të barnave në çdo farmaci. Me një urdhër të posaçëm, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ngritur një grup të përbashkët kontrolli, me përfaqësues të disa institucioneve, ku për herë të parë përfshihen dhe inspektorë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë. 

Ngritja e kësaj Task-Force ka për synim kontrollin në çdo farmaci të plotësimit të kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut, etj.

Grupi i punës, i cili ka në përbërje specialistë të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në çdo subjekt farmaceutik që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë, më synim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët.

Në ditët e para të funksionimit të kësaj Task-Force ndërinstitucionale, janë kontrolluar 21 subjekte farmaceutike dhe janë konstatuar shkelje ne 12 subjekte të cilat janë ndëshkuar me masë administrative 1.500.000 lekë për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave, për tregtim të barnave pa pullën e sigurisë dhe tregtim të barnave pa recetën e mjekut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj