Manastirliu jep alarmin: Sot 30% më shumë të moshuar në institucionet publike, fenomeni në rritje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku u njoh nga afër me kushtet në cilat të ata jetojnë. Duke iu referuar të dhënave të fundit, 30% më shumë të moshuar janë sot në institucionet publike rezidenciale dhe ditore, krahasuar me 10 vite më parë.

Kjo është një shifër alarmante përsa i përket përkujdesjes ndaj moshës së tretë. Për t’ju garantuar kushte sa më dinjitoze të moshuarve të braktisur, Ministrja Manastirliu po investon në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër, e cila shumë shpejt përfundon rikonstruksionin e plotë. Gjithashtu po përfundon rezidenca e Palasës, që do të jetë një shtëpi pushimi për moshën e tretë.

E shoqëruar nga aktorja e njohur e kinematografisë Yllka Mujo, Ministrja Manastirliu bëri apel për më shumë përkujdesje për moshën e tretë, duke u shprehur:

Fatmirësisht bërthama e familjes shqiptare është ende e fortë, por siç na kanë treguar dhe rastet e fundit të braktisjes së të moshuarve, fenomeni i të moshuarve që kanë nevojë për ndihmë, sa vjen dhe rritet. Shteti ka patjetër përgjegjësinë e vet, siç veproi në rastin e të moshuarve nga Korça, por secili mund të bëjë diçka. Le ti kthehemi traditave tona të mira, të respektojmë dhe të përkujdesemi për gjyshërit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS