Manastirliu: Zgjerojmë shërbimin e sterilizimit në spitalet rajonale, reduktohen infeksionet spitalore

Manastirliu: Zgjerojmë shërbimin e sterilizimit në spitalet rajonale, reduktohen infeksionet spitalore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Zgjerohet harta e ofrimit të shërbimit të sterilizimit dhe instrumentave të rinj kirurgjikalë në spitalet rajonale. Ndërhyrjet kirurgjikale tashmë kryhen me instrumentet e rinj edhe në spitalin e Durrësit duke ulur afër zeros infeksionet post- operatore te pacientët.

Shërbimi i ofrimit të instrumentave të rinj kirurgjikalë sterilizimit të tyre, shënon një epokë të re në shërbimin e kirurgjisë shqiptare, duke garantuar standardet më të larta të metodave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, duke ofruar më shumë siguri për pacientët. 1.2 milion euro është investimi në spitalin rajonal të Durrësit vetëm për centralizin e sterilizimit.

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Me nisjen e sterilizimit nuk kemi pare më infeksione post-operatore në plagë. Për rrjedhojë edhe përdorimi I antibiotikëve është ulur ndjeshëm.

  Doktor Arjan Prodani

Centrali I sterilizimit i ngritur në Spitalin Rajonal Durrës i shërben spitaleve të Durrësit, Kavajës dhe Krujës për rreth 10 mijë intervente në vit, të cilat tashmë do të kryhen me instrumentet e rinj kirurgjikalë.

Por nuk janë vetëm instrumentet, është një shërbim kompleks që përfshin sterilizimin cilësor të instrumenteve kirurgjikalë; ofrimin e materialeve të buta ndihmëse njëpërdorimëshe për ekipin mjekësor dhe shtratin e operacionit; dezinfektimin e sallës së operacionit në fund të ditës; përpunimin e mbeturinave të rrezikshme dhe shndërrimin e tyre në mbetje urbane; ofrimin e set-it të personalizuar sipas çdo lloj ndërhyrje kirurgjikale.

Deri tani ky është centrali i 8 (tetë) i sterilizimit I ngritur në spitale, ku investimi është në vlerën 9 milion euro. 46 mijë ndërhyrje kryhen sot në spitalet publike me instrumente të rinj kirurgjikalë, duke përgjysmuar infeksionet spitalore që në vitin e parë të implementimit të këtij investimi.

Ky investim me rëndësi parësore për shëndetin e popullatës po sjell edhe një tjetër përfitim, që janë punësimet e reja. Janë 216 të punësuar deri tani dhe priten edhe 94 të punësuar të rinj me shtrirjen e investimit në të gjithë spitalet e vendit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Begaj vizitë zyrtare në Maltë

Begaj vizitë zyrtare në Maltë