Akuzat e Vasilit, Manastirliu: Ish-ministri do të ketë vëmendjen e duhur kur të trajtohet për haluçinacionet

Akuzat e Vasilit, Manastirliu: Ish-ministri do të ketë vëmendjen e duhur kur të trajtohet për haluçinacionet

Ogerta Manastirliu dhe Petrit Vasili

Pas akuzave të ish-Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili u shpreh se Shëndetësia ka zhbërë një traditë e shkëlqyer të evidentimit të epidemive, një reagim ka ardhur edhe nga ministrja aktuale, Ogerta Manastirliu.

Me anë të një postimi në Facebook, Ogerta Manastirliu është shprehur se të tilla deklarata nuk meritojnë asnjë reagim tjetër përveç keqardhjes njerëzore.

Sipas ministres, Instituti i Shëndetit Publik, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është i vetmi institucion shtetëror, që ka autoritetin dhe ekspertizën e nevojshme, për t'u shprehur në lidhje me epidemitë.

Gjithashtu sipas saj, ka qënë po ky institucion ai që ka komunikuar masat e marra, për mungesën e këtij virusi gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri, për vendosjen e survejancës dhe për forcimin e kapaciteteve laboratorike për diagnostikimin Ethet e Nilit Perëndimor.

Ne zgjedhim të ofrojmë shërbim për qytetarët, institucionet tona janë në shërbim të qytetarëve. Puna dhe përpjekjet e tyre ndryshojnë si nata me ditën, me një kohë kur në ministri, shpikeshin viruse e sëmundje për të shpikur më pas edhe nevojën për vaksina dhe ilaçe të skaduara që bliheshin me paratë e shqiptarëve. Në Shëndetësinë e asaj kohe aspak të largët, qytetarët ishin të fundit. Në Shëndetësinë që duam qytetarët janë të parët. 

Ne do të vazhdojmë të komunikojmë institucionalisht dhe me transparencë me qytetarët. Kjo është detyra jonë, kjo është detyra e të gjithë ekspertëve në sistemin shëndetësor, të cilët janë papushim në krye të detyrës. Si qytetar, ish ministri Vasili do të ketë të gjithë vëmendjen e shërbimit publik shëndetësor nëse do të vendosë të trajtohet për haluçinacionet e tij.

Ogerta Manastirliu, ministre

Reagimi i Manastriliut:

Akuzat e Vasilit:

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen