Mandala:Pa arbëreshët,shqiptarët
nuk do ta kishin fituar Pavarësinë

Mandala:Pa arbëreshët,shqiptarët<br />nuk do ta kishin fituar Pavarësinë
Matteo Mandala është një urë madhështore e lidhjeve kulturore mes arbëreshëve të Italisë dhe Shqipërisë. Për më shumë se 40 vjet të karrierës së tij, rrugët nga Italia në Shqipëri e anasjelltas nuk janë ndërprerë.
 
Ai vjen, lë gjurmë të thella e ikën, kthehet përsëri e përsëri, duke mbajtur mbi shpatulla kulturën e trashëguar të parëve të tij. Udhëton me veprat e Lekë Matrëngës, Pjetër Bogdanit, Gjon Buzukut, me veprat e rilindësve arbëreshë, të De Radës, Zef Skiroit, me veprat e arvanitasve të Greqisë e më gjerë.
 
Vështirë të rendisësh të gjithë panteonin e pazakontë të burrave të Arbërit, “që edhe pse ikën që t’i shpëtonin robërisë turke, gjithë jetën nuk punuan për veten e tyre, por për Shqipërinë”, shprehet krenar Matteo Mandala.
 
600 vjet mërgim dhe kontribut për identitetin, kombin, gjuhën dhe Shqipërinë, si mund të njihet aq pak në vendin e gjenezës së tyre. Gjatë intervistës me Mandalanë mësojmë se historia shqiptare ka shumë pjesë të pandriçuara, për fat të keq.
 
Na duket sikur i lëndojmë plagët Matteos, kur e pyesim se pse nuk njihet kontributi i arbëreshëve për shpalljen e pavarësisë në 1912-n. Fakt që të revolton dhe të emocionon njëkohësisht.

Fakt që tregon se kontributi është i pandërprerë..dhe misioni vazhdon. Është Matteo Mandala,  që së bashku me studiuesin e madh Francesco Altimari e kanë ndriçuar albanologjinë shqiptare. me zbulime, ide e sinteza origjinale.

Prandaj Universiteti i Tiranës e ka nderuar më 5 prill të këtij viti Mandalanë me titullin e nderit Doctor Honoris Causa.

Matteo Mandalà, prej shumë vitesh është përgjegjësi i seksionit të albanologjisë në Universitetin e Palermos, në Itali. Edhe pse gëzon plot tituj, “Doctor Honoris Causa” në Shqipëri e ka emocionuar.

E nisim intervistën me emocionet e këtij titulli dhe befasohemi kur mësojmë se përveç meritave personale, Matteo Mandala është pinjoll i dyerve të mëdha arbërore plot kontribute në kulturën kombëtare.

Është pinjoll i Matrëngajve dhe Skirojve, thotë. I lindur në një familje të arbëreshëve të Sicilisë, Matteo Mandalasë i duhen ditë e net të tëra të flas për paraardhësit.

Sot, në të gjithë Italinë, njihen zyrtarisht 50 komunitete arbëreshe. Kështu ai më parë preferon të flas sesi do ta ruajmë së bashku me shqiptarët trashëgiminë arbëreshe që i mbijetoi 6 shekujve të trazuar të historisë...

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi