Mandati i dytë, Hervin Çuli: Kthyem publikun në teatër, tani filtra në cilësinë artistike

Mandati i dytë, Hervin Çuli: Kthyem publikun në teatër, tani filtra në cilësinë artistike

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli

I zgjedhur për herë të dytë si drejtor i Teatrit Kombëtar edhe për katër vjet të tjera, Hervin Çuli tregon për Report Tv disa minuta pas shpalljes së këtij vendimi se gjendet përballë një frike më të madhe për të çuar deri në fund performancën e Teatrit Kombëtar të së ardhmes siç e quan ai. Në fokusin e këtij katër vjeçari, Çuli shprehet për Report Tv se do të jetë fuqia e cilësisë artistike. Ndërkohë që betejën për të rikthyer publikun në Teatër e ka fituar, tregon ai.

“Është një përgjegjësi e madhe, kështu që kuptohet që konfirmimi pas 4 vjetësh do të thotë që këto katër vite janë një histori tjetër që nuk mjaftojnë thjesht ato që kemi arritur deri më tani por tashmë fillon një betejë e re për Teatrin Kombëtar të së ardhmes. Sinqerisht e them se e pres me përgjegjësi shumë të madhe, se kam edhe më tepër frikë se herën e parë. Është ankthi i një njeriu, unë besoj se jam njeri i përgjegjshëm, ankthi i një njeriu për t’i çuar gjërat përpara. Pra përgjegjësia është më e madhe dhe frika për t’i realizuar deri në fund ato gjëra drejt Teatrit Kombëtar të së ardhmes është më e madhe.

-Ku do të fokusoheni më tepër këtë herë?
Nëse katër vitet e para kemi pasur një slogan ‘Eja në Teatër’, që u kthye edhe në emblemën tonë, rendëm shumë, pra unë renda shumë dhe doja të ktheja publikun në Teatrin Kombëtar, se ishte shumë i rëndësishëm rikthimi i publikut në Teatrin Kombëtar dhe ju i keni parë sallat kanë qenë plot në institucion...këto katër vjet do të rendim shumë më fort në filtrat e cilësisë, do të rendim shumë tek garancitë që jep regjisori, që jep dramaturgu etj. Pra, filtri do të jetë shumë i fortë për të qenë pjesë e Teatrit Kombëtar. Faktikisht ne e fituam rikthimin e publikut, tashmë detyra më e rëndësishme që më del mua përpara është fuqia e cilësisë artistike. Ngadalë ngadalë të rendim drejt një cilësie që të jemi të barabartë pse jo me homologët tanë.

-Kë shihnit kandidat më të fortë në garë?
Sinqerisht nuk e kam menduar këtë, vazhdoj të kem një besim në energjitë e mia, nuk kam paragjykuar askënd. Të gjithë kanë të drejtën e tyre, absolutisht gjithsecili, sidomos në Shqipëri të gjithë e quajnë veten të aftë për të qenë dhe kryeministër dhe regjisor dhe drejtor dhe gjithçka, nuk kam parë askënd me paragjykim. Kam një vetëbesim në energjitë e mia, besoj se ajo që më shtyn përpara gjithmonë janë energjitë dhe dëshira për të ecur më tej.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milion shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milion shqiptarë plus