ManeTCI rrit ofertën e punësimit për
të mbështetur rritjen e kompanisë

ManeTCI rrit ofertën e punësimit për<br />të mbështetur rritjen e kompanisë<br>
Kompania ManeTCI, një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, pjesë e Balfin Group - grupit  më të madh të  investimeve private në Shqipëri dhe rajon, ka hapur së fundmi një numër të konsiderueshëm vendesh vakante për pozicione të ndryshme.  Koordinator Zhvillimi, Drejtues i Zyrës Teknike, Inxhinier QA, Teknik Elektro-mekanik, Drejtues Kantieri, Inxhinier Zbatimi, Kostoist, Koordinatore Trajnimi & Zhvillimi etj. Por përse kaq pozicione të reja në një kohë kaq të shkurtër? Zgjerimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i kompanisë ManeTCI dhe Grupit Balfin ka sjelle nevoja imediate për shoqërinë të rrisë në mënyrë të vazhdueshme talentet e saj, duke i promovuar ato në pozicione kyçe dhe strategjike. Gjithashtu, rritja e investimeve që Grupi Balfin bën në fushën e Pasurive të Paluajtshme ka bërë që kompania ManeTCI të rritet në mënyrë të shpejtë. ManeTCI ka hapur oferta punësimi në tregun e punës si rrjedhojë e rritjes së biznesit të kësaj kompanie, në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme, duke pasuruar portofolin e ndërtimeve dhe shërbimeve me projekte të reja.

Është koha që të zgjerojmë skuadrën tonë të punës, për  t’iu dhënë këtyre projekteve kohën dhe vëmendjen e duhur”, shprehet Ermelinda Nezaj, Drejtuesja e Burimeve Njerëzore pranë ManeTCI. Departamenti i Burimeve Njerëzore në ManeTCI është i pozicionuar si element strategjik dhe partner në zhvillimin e biznesit. Ndër vite një fokus i veçantë ka qenë rritja e investimit në burime njerëzore, për të siguruar cilësinë jo vetëm në ndërtim por dhe në zhvillimin e Burimeve Njerëzore. Prej 15 vitesh në tregun e zhvillimit të pasurive të paluajtshme, ManeTCI rendit ndër sukseset më të mëdha vlerësimin e punonjësve si asetin më të rëndësishëm të kompanisë dhe krijimin e një kulture të mirëfilltë organizative e mbështetur në vlerësim të drejtë, respekt dhe zhvillim. Ne kujdesemi që punonjësit tanë të zhvillohen me hapin e risive teknologjike, duke mundësuar rritjen e tyre profesionale paralelisht me rritjen e kompanisë”.
Ermelinda Nezaj,

 Investimet e reja dhe rritja e shpejtë dhe vazhdueshme e shoqërisë, por dhe e Grupit Balfin, nxisin kërkesën në rritje për profesionistë të përkushtuar.  “Rritja nxit krijimin e pozicioneve të reja të punësimit dhe nevojës për afrimin e talenteve te reja, ndaj ne jemi gjithmonë në pritje të aplikimeve për të gjithë profesionistët që kanë kualifikimin dhe dëshirën për të qenë pjesë e skuadrës sonë” – përfundon Nezaj.

Rreth ManeTCI

Kompania e ndërtimit Mane TCI, pjesë e Grupit Balfin, është kompania e parë dhe e vetme e cila integroi konceptin europian të qendrave tregtare dhe që në vazhdimësi ka sjellë risi në fushën e ndërtimit. Fokusi ndaj inovacionit dhe ndaj kërkesave në rritje të klientëve, e kanë nxitur kompaninë drejt përmirësimit dhe pasurimit të tregunt të ndërtimit në Shqipëri. Ndërtimi i një përvoje të kënaqshme dhe i një stili ndryshe jetese, ndërtimi i komuniteteve dhe ofrimi i sigurisë dhe mirëmbajtjes mbeten në ADN e ManeTCI.

QTU, TEG, Rolling Hills, Vala Mar Residences janë disa prej projekteve në fushën e ndërtimeve cilvile dhe industriale të zhvilluara nga ManeTCI.

http://www.manetci.al/al/, http://www.manetci.al/al/karriera

pozicione vakante
drejtues i zyres teknike

drejtues kantieri
inxhinier qa

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit