Manipulimi me audiencën e TV,
agjencia kërkon moratorium

Manipulimi me audiencën e TV,<br />agjencia kërkon moratorium<br>
Pas  investigimit  të gazetës Shqiptarja.com dhe Report Tv për abuzimet me matjen e audiencës nga kompania ABACUS dhe ndërhyrjes nga AMA, sot ka reaguar edhe agjencia e reklamave që ka kërkuar një pezullim, moratorium.  AACA (Albanian Association of Communications Agencies) deklaron se ''ka përgjegjësinë për të propozuar pezullimin e përkohshëm të publikimeve në lidhje me performancat mediatike dhe analizat përkatëse të të dhënave nga të subjektet e specializuara që ofrojnë shërbime të matësve të audiencës në tregun shqiptar. Objektivi ynë përfundimtar është krijimi i standardeve të pranuara ndërkombëtarisht duke përmirësuar dhe rregulluar gradualisht kushtet e tregut tonë, një proces që kërkon bashkëpunim dhe kontribut nga të gjitha palët. Ne besojmë se ky është një zhvillim i domosdoshëm, për të lënë pas të kaluarën me mënyrat e vjetra dhe joefikase dhe të lejojmë zhvillimin e plotë të potencialeve të tregut”.

Shqiptarja.com pas një investigimi që zgjati dy muaj, publikoi dokumente, të cilat tregonin se kompania Abacus shpk, e cila si aktivitet ka matjen e audiencës televizive, në të vërtetë ishte një shoqëri pa investime teknologjike, pa punonjës, me të ardhura qesharake, e cila, edhe kohën kur e kishte pezulluar aktivitetin e saj (ndërmjet viteve 2012 dhe 2014) vazhdonte të prodhonte dhe t’u shiste investitorëve publicitarë raporte mbi matjen e audience.

Pas publikimit të investigimit nga ana e Report TV, Abacus, sikurse ishte denoncuar nga Shqiptarja.com, brenda 24 orësh përgjysmoi në raportet e saj, të dhënat e audiencës që kishte deri në atë kohë Report TV, si një formë hakmarrjeje, duke konfirmuar sërish, se të dhënat e publikuara nga kompania janë plotësisht të rreme.

Në njoftimin e saj, AACA bën të ditur ndër të tjera:
Pas diskutimeve të hapura dhe takimeve me të gjitha grupet e interesuara, AACA (Albanian Association of Communications Agencies) ka përgjegjësinë për të propozuar pezullimin e përkohshëm të publikimeve në lidhje me performancat mediatike dhe analizat përkatëse të të dhënave nga të subjektet e specializuara që ofrojnë shërbime të matësve të audiencës në tregun shqiptar.

Kjo masë është një kusht i domosdoshëm për të shmangur  mospërputhje të mundshme, që mund të lindin gjatë procesit të nisur.

Mospërputhjet rrjedhin nga përfundimet konfliktuale dhe të ndryshme të të dhënave të publikuara, duke vështirësuar realizimin e përgatitjes së një terreni të përbashkët për diskutime të qarta midis të gjitha palëve. 

Ne e kërkojmë këtë masë derisa të gjithë aktorët, AACA dhe grupet e interesave të arrijnë në një marrëveshje, që përfundon me sanksonimin e një sistemi të vetëm të matjes së audiencës së televizionit, i cili do të shërbejë si një monedhë e përbashkët e mediave, e pranuar gjerësisht nga të gjitha aktorët e tregut tonë.

Në mbyllje na lejoni të theksojmë edhe një herë se AACA është e përkushtuar në mbarëvajtjen dhe lehtësimin e procesit, duke vënë në dispozicion gjithë ekspertizën e saj.

Objektivi ynë përfundimtar është krijimi i standardeve të pranuara ndërkombëtarisht duke përmirësuar dhe rregulluar gradualisht kushtet e tregut tonë, një proces që kërkon bashkëpunim dhe kontribut nga të gjitha palët.

Ne besojmë se ky është një zhvillim i domosdoshëm, për të lënë pas të kaluarën me mënyrat e vjetra dhe joefikase dhe të lejojmë zhvillimin e plotë të potencialeve të tregut.

shoq

Njoftimi i Shoqatës së Agjenecive Shqiptare të Komunikimit

s.k/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë