Përfundon mbledhja tek Ligjet, Paloka: Njësoj si Ruçi, edhe Manja shpëton Arta Markun

Menjëherë pas mbylljes së mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar për mediat. Në deklaratën e tij, Paloka u shpreh se edhe pse kryeprokuroria Marku duhet t'i jepte përgjigje çështjeve të rëndësishme, ajo nuk iu përgjigj asnjërës.

Sipas Palokës, Marku u pa në vështirësi nga pyetjet dhe për t'i mbyllur gojën opozitës u desh ndërhyrja e kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i cili mbylli mbledhjen.

Pas gjithë skandaleve që jeni bërë dëshmitarë të kësaj qeverie, seanca e sotme me të ashtuquajturën kryeprokurore. Pritej që "Zonja PPP" t’i jepte përgjigje disa çështjeve shumë të rëndësishme. Sot, askush nuk mori asnjë përgjigje. Nga sot mund t’i themi vetëm “Zonja Nuk e di”.

Ajo që dua të denoncoj është ajo që ndodhi me Komisionin. Ulsi ka një afërsi me zonjën. Duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt duke kërkuar t’i mbyllë gojën opozitës, kur ishte në kulmin e diskutimit. S’është hera e parë, atë që bën Ruçi, bën edhe Manja.

Edi Paloka, nënkrytar i PD-së

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku raportoi sot për rreth tre orë në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit që ajo përfaqëson për vitin 2017.  Mbledhja filloi dhe u mbyll me debate të forta e akuza nga PD në drejtim të Kryeprokurores.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 11/07/2018 17:32

    Ca thu mo thoku prap thta dhan fjalen?Jan te pothter thoku thke ca me bo.Thko thuj Lulit thme lan me mbaru mithjonin.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 11/07/2018 17:28

    Pa loqe.Pijanec.Thuthuq.Trafikant droge se bashku me Daut Kadriovskin.Cilesi te rralla ama per kete mender politikan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës