Manjani: Për një klimë të favorshme
biznesi, duhet impenjim nga të gjithë

Manjani: Për një klimë të favorshme<br />biznesi, duhet impenjim nga të gjithë
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani priti sot në një takim kortezie me ambasadorin Austriak, Johann Sattler, i cili prej pak kohësh ka marrë detyrën e tij të re në vendin tonë.

Gjatë takimit, ministri Manjani theksoi se të gjithë aktorët duhet të impenjohen për të krijuar një mjedis të favorshëm për klimën e investimeve në Shqipëri.

Gjatë takimit është diskutuar gjithashtu mbi mbështetjen e deritanishme të Austrisë në mjaft sektorë të rëndësishëm, ndërsa janë shkëmbyer ide mbi intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me inters të ndërsjelltë, bëjnë me dije burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë.

Manjani evidentoi rëndësinë që paraqet mbështetja e Autrisë për vendin tonë në fazën paraprake të çeljes së negociatave, ndërsa ambasadori Sattler theksoi se zhvillimet dhe dinamikat në Ballkanin Perëndimor shihen me mjaft interes nga Austria.

Ndërkaq, Sattler garantoi vullnetin e tij për të kontribuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërsa evidentoi se ka mjaft fusha ku mund të arrihen edhe më shumë rezultate.

Bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në rëndësinë e Projektit “Për një drejtësi pa vonesa”, i cili evidentoi një sërë praktikash të gabuara në drejtim të shërbimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor. Vazhdimësia e mëtejshme e këtij projekti është konsideruar si mjaft pozitive nga të dyja palët, ndërsa Ministri Manjani përsëriti edhe njëherë qëndrim e tij se reforma e vërtetë është ajo që ka në thelb të saj shërbimet ndaj qytetarëve.

Modernizimi i shërbimeve gjithashtu ka qenë një çështje tek e cila Manjani është ndalur gjatë këtij takimi, ndërsa ka vlerësuar se në këtë aspekt do të ishte me mjaft vlerë nisja e një bashkëpunimi me ekspertë austriakë.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin