Manjola Xhaxho, gjyqtarja e radhës që do të dalë para Vettingut

Manjola Xhaxho, gjyqtarja e radhës që do të dalë para Vettingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

TIRANE-Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Tiranë, Manjola Xhaxho do të dalë në 10 maj në orën 11:00 në seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Rivlerësimi bëhet për integritetin, aftësitë profesionale dhe pasurinë.

Trupa gjykuese e Komisionit që do të bëjë vlerësimin përbëhet nga Xhensila Pine, Etelda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari. Manjola Xhaxho ushtron detyrën prej shumë vitesh, ndërsa është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ndërsa në datë 7 maj ora 10:00 do të dalë para Komisionit Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Rezultatet e vettingut deri tani
Fatos Lulo-i shkarkuar
Besim Treshnjeza-i shkarkuar
Besa Nikëhasani-e shkarkuar
Altina Xhoxhaj-e shkarkuar
Vitore Tusha-e kaloi
Fatjona Memçaj-e kaloi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online