Votimi për emrin e Maqedonisë, Meta: Shpresë për rajonin/ Basha: Bashkë drejt aspiratës europiane

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një statusi në Facebook ka përshëndetur votimin pro në Kuvendin e Maqedonisë për marrëveshjen e emrit të ri me Greqinë. Në statusin e tij, Meta shkruan ky votim është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur. 


E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë.

Ilir Meta, president 

Lulzim Basha
Vlerësim për votimin ka treguar edhe kryetari i PD Lulzim Basha, i cili ka qenë i fundit nga politikanët shqiptar që ka reaguar lidhur me zhvillimet në Maqedoni. “Mbrëmë, Parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese, që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO. Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Ditmir Bushati
Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zgjodhi një shprehje të Nelson Mandelës për të përshëndetur votimin në Parlamentin e Maqedonisë për çështjen e emrit.

“Mandela thoshte ‘Gjithmonë të duket e pamundur diçka, derisa të realizohet’. Votimi në Parlamentin maqedonas për ndryshimet kushtetuese është një hap i madh drejt zbatimit të marrëveshjes së Prespës. Një demonstrim i qartë i bashkëpunimit politik, që hap rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”, shkruan në Tëitter kryediplomati shqiptar Bushati, i cili uron homologun e tij Nikola Dimitrov, por edhe zv.kryeministrin shqiptar Bujar Osmani me këtë rast.

Nisma u votua ditën e djeshme, dhe u miratua me 80 vota pro dhe 39 kundër. Shumica qeverisëse nuk i kishte votat e mjaftueshme, por rrjedhja nga opozita solli miratimin e marrëveshjes me Greqinë. Tetë ishin deputetët e VMRO DPMNE-së që votuan pro ndryshimeve Kushtetuese: Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska, Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç. 

Tashmë qeveria ka vetëm 15 ditë kohë për të paraqitur në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë