POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Maratona e Tiranës 2018 vijon me regjistrimet, koordinatorja Prifti: Për secilën nga kategoritë do ketë 3 fitues

Maratona e Tiranës për të tretin vit radhazi do të mbledhë bashkë gjithë sportdashësit, duke i ftuar ata në garën e madhe që do të mbahet në 7 tetor. Por, cili do të jetë itenerari dhe cmimi për fituesit? Lorena Prifti koordinatore e vullnetarëve për maratonën bën me dije detajet.

Startin do të vazhdojë ta ketë tek “Nënë Tereza” këtë vit , përveç pikave turistike që ka Tirana, ne kemi shtuar edhe pjesën e liqenit. Kjo është edhe një nga arsyet që të gjithë sportdashësit dalin të garojnë nga liqeni apo qoftë edhe për një shëtitje që bëjnë nga liqeni. Kemi 3 kategori të ndryshme këtë vit për maratonën, që është kategoria 2i km, 10 km dhe kategoria 2.3 km. Për secilën nga këto 3 kategori do të ketë 3 fitues.Çmimi i parë, do të jetë çmimi më i madh që ne japim, do të jetë për kategorinë 21 km dhe do të jetë 2500 euro.

Lorena Prifti, Koordinatore e maratonës

Regjistrimet për pjesmarrësit e maratonës mund të bëhen çdo ditë online në faqen zyrtare të saj ose në stendat e vullnetarëve nga ora 17-21 deri më 30 shtator.

a.me./b.ha.
Komento