Maratona e Tiranës një mundësi për të fituar, do ndahen 18 çmime deri në 2500 euro

Maratona e Tiranës një mundësi për të fituar, do ndahen 18 çmime deri në 2500 euro

Maratona e Tiranës

Maratona e Tiranës që do të mbahet për të tretin vit radhazi në kryeqytet në datën 7 tetor është një mundësi e mirë jo vetëm për të provuar veten fizikisht, por edhe për të përfituar financiarisht. Do të jenë plotë 18 çmime që do të shpërblehen në përfundim të kësaj gare e cila do të organizohet në tre kategori: “Half Marathon” që i dedikohet profesionistëve, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht amatorët dhe “WE Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.

Më konkretisht fituesit e kategorisë “Half Marathon”, që është edhe gara më e gjatë dhe më e vështirë do të ketë një shpërblim financiar prej 2500 euro për secilën gjini. Ndërkohë që fituesit e vendit të dytë do të kenë 1500 euro për secilën gjini dhe vendi i tretë do ketë mundësi të marrë nga 1000 euro.

Por edhe fituesit e kategorisë “Tirana 10K” do të kenë gjithashtu shpërblim financiar. Natyrisht që krahasuar me kategorinë e “Half Marathon” shuma është më e vogël, por mjaftueshëm e konsiderueshme dhe që mund të ishte një motivim jo i vogël për këdo që do të garojë në këtë kategori. Kështu çmimi i parë për femra dhe meshkuj do të përfitojë 1500 euro, çmimi i dytë 750 euro për secilën gjini dhe çmimi i tretë nga 500 euro.

Kategoria e tretë ku do të garohet në këtë maratonë është edhe “WE Too”, e cila i dedikohet personave me aftësi ndryshe. Organizatorët kanë menduar që edhe për këtë kategori të ketë 5 çmime, nga 3 për secilën gjini. Kështu çmimi i parë për femra dhe meshkuj do të jetë 750 euro, çmimi i dytë 650 euro dhe çmimi i tretë 500 euro për secilën gjini. Siç edhe shihet vlerat që mund të fitohen janë të konsiderueshme, ndaj mos e mendo dy herë, regjistrohu për të garuar në maratonë.

Çmimet dhe kategoritë

Half Marathon
Çmimi i parë për femra dhe meshkuj 2500 euro

Çmimi i dytë për femra dhe meshkuj 1500 euro

Çmimi i tretë për femra dhe meshkuj 1000 euro

Tirana 10K
Çmimi i parë për femra dhe meshkuj 1500 euro

Çmimi i dytë për femra dhe meshkuj 750 euro

Çmimi i tretë për femra dhe meshkuj 500 euro

WE Too
Çmimi i parë për femra dhe meshkuj 750 euro

Çmimi i dytë për femra dhe meshkuj 650 euro

Çmimi i tretë për femra dhe meshkuj 500 euro

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë