U bë me djalë/ Veliaj zbulon detaje mbi emrin: Do të jetë shqiptar dhe pak ‘tirons’

TIRANË- Ditën e sotme në kryeqytet u zhvillua për të tretin vit radhasi Maratona e Tiranës, ku do të morën pjesë 2500 garues nga më shumë se 40 vende të botës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin, ku edhe u uroi suksese në garën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Veliaj i ka thënë fund dyshimeve se nëse do të merrte pjesë në garë duke u shprehur se kësaj here do të bënte ‘pas’ për të kaluar nga maternitetit, pasi vetëm ditën e djeshme është bërë baba i një djali.  

A do marr unë pjesë në maratonë sivjet?

Edhe unë jam për një maratonë. Por ngaqë dje u bëra me djalë do të shkoj në maternitet. Ju kërkoj ndjesë por këtë vit do t’ju bëj ‘pas’.

Erion Veliaj, kryebashkiak

I pyetur nga moderatori i eventit mbi emrin e djalit, Veliaj është shprehur se për të zbuluar emrin e djalit do t’i duhej edhe miratimi i mamasë, por e sigurt është që emri i tij është shqiptar dhe pak “tirons”.

Do ta them pas pak, se dua të konsultoj mamanë e djalit. E sigurt që do të jetë emër shqiptar dhe pak “tirons”. 

Erion Veliaj, kryebashkiak 

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet