‘Maratonomakët’ te emisioni Opinion, ikin më shpejt se Luiza Gega

‘Maratonomakët’ te emisioni Opinion, ikin më shpejt se Luiza Gega

Momenti i publikimit te videos nga Salianji te 'Opinion'

Sapo ka mbaruar emisioni i të martës në mbrëmje në televizionin Klan, ku u paraqit nga PD një intervistë e re e Fredi Alizotit për çështjen "Babale", Fevziu ka dhënë alarmin ndërsa të ftuarit po hiqnin ende mikrofonat: "Po vjen prokuroria! Largohuni të gjithë! Askush të mos qëndrojë këtu!"

Sipas të pranishmëve në emision, i pari, bashkë me USB me videon e re të intervistës së Alizotit, është larguar përfaqësuesi i PD Ervin Salianji e më pas të gjithë të tjerët.

Studio dhe redaksia është boshatisur me aq shpejtësi, saqë edhe maratonomakët e Maratonës së Tiranës të së dielës së kaluar, përfshi edhe vetë Luiza Gega, do t'i kishin zili.

Në fakt, prokuroria pastaj, ka mundur të marrë vetëm materialet në transmetim dhe jo bazën materiale origjinale.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 10/10/2018 13:11

    Duhet te arrestohet edhe Blendi Fefziu per dekonspirim te prokurorise.Sigurisht duhet te shihet edhe nga i ka ardhur njoftimi,qe po shkonte ne Tv Klan prokuroria.Tani e kuptoni se edhe ky Blendi i kazanit i ben emisionet sa per te fituar paret,dhe gjithcka eshte per show.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri