POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Marin Orhanasi: E kam siklet të imitoj Lulin, është shumë i luhatur në politikë

Aktori i humorit Marin Orhanasi ka imituar një numër të madh personazhesh publikë. Kjo është diçka që tashmë e bën natyrshëm, por i pyetur nga moderatorja Erjona Rusi se pse është shprehur se e ka me siklet të imitojë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, aktori është shprehur :

Nuk merrem kurrë me jetën personale, jo vetëm të politikanëve por të askujt prej personazheve. por në jetën e tij politike më duket shumë i luhatur, nuk e di pse. Sa i vendosur duket një moment, pastaj duket i luhatur. e kam pak siklet sepse ai përflitet që nuk duhej të ishte në atë vend (në krye të PD-së). As me këtë nuk merrem dot, por përsa kohë është më duket i çuditshëm. Një herë mbaj mend që benim prova  për Fiks Fare dhe sigurisht që ne na lindin gjërat aty për aty dhe Luli në atë kohë thoshte: Po e morëm ne pushtetin do ta subvencionojmë bujqësinë me 150 milionë euro, 15 km më tutje u tha disa të tjerëve me 120 milionë euro. Thashë-imagjinoni për 15 km humbën 30 milionë euro. imagjinoni sa mirë do e subvencionin bujqësinë ata. (qesh) Në këtë kontekst, në logjikën e spektaklit ekziston ideja që nëse del Luli nuk është pa gjë ai tjetri.

Marin Orhanasi, aktor

I ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, Orhanasi tha se ka imituar me dhjetra politikanë por ai që ka bërë më me dëshirë është ish presidenti Bamir Topi megjithëse atij nuk i kishte pëlqyer shumë kur aktori e kishte bërë personazh në një prej performancave të tij në Portokalli.

a.ko./ke.mu.
Komento