Marrëveshja “Brexit”, Theresa May bën lëshime, ministrat kërcënojnë me dorëheqje

Marrëveshja “Brexit”, Theresa May bën lëshime, ministrat kërcënojnë me dorëheqje

Theresa May

Kryeministrja Theresa May po përgatitet të bëjë lëshime për Bashkimin Europian në lidhje me “Brexit”-in, ndërsa nga kjo arsye disa ministra britanikë po kërcënojnë të japin dorëheqjen.

Mediet britanike kanë bërë të ditur për një revoltë në rritje në qeveri, përpara samitit që do të mbahet në Bruksel javën e ardhshme, e që ka si qëllim të përcaktojë detajet e divorcit dypalësh.

Gjithashtu ka pasur kërcënime edhe nga aleatët irlandezo-veriorë të Mayt për të tërhequr mbështetjen, gjë që do ta detyronte kryeministren të përballej me një mocion mosbesimi, që do të çonte sipas të gjitha gjasave në zgjedhje të parakohshme.

Sipas gazetave britanike bëhet e ditur se të paktën dy apo 3 ministra mund të japin dorëheqjen, nëse May do të bëjë lëshime, veçanërisht për problemin e kufirit irlandez dhe mbajtjen hapur të tij, pasi Britania të dalë zyrtarisht nga blloku europian më 29 mars të vitit të ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk është budalla, është shejtan!

Nuk është budalla, është shejtan!