Marrëveshja“Brexit”, Mbretëresha Elizabeth: Shikoj përpara një partneritet të ri me Europën

Marrëveshja“Brexit”, Mbretëresha Elizabeth: Shikoj përpara një partneritet të ri me Europën

 Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë së Madhe ka folur për herë të parë publikisht për “Brexit” duke mos dhënë mesazhe politikë, por për ta quajtur marrëdhënien midis britanikëve dhe fqinjëve evropianë “pasurinë më të madhe” që vendi ka.

Duke folur në një banket shtetëror në nder të mbretit holandez Ëillem-Alexander dhe bashkëshortes së tij Mbretëresha Maxima, ajo tha se:

Mbretëria e Bashkuar shikon përpara për një partneritet të ri me Evropën.

                    Mbretëresha Elizabeth II

Mirëpo edhe pse Mbretëresha është e detyruar të mbetet politikisht e paanshme, ajo mund të përdorë pozitën e saj për të forcuar marrëdhëniet diplomatike dhe për të promovuar harmoni me kombet e huaja.

Më kujtohet vizita shtetërore e gjyshes suaj Queen Juliana dhe Princ Bernhard në vitin 1972. Fola për mënyrën se si kuptimi dhe marrëdhënia e ngushtë e kombeve tona do të bëheshin gjithnjë e më të rëndësishme, pasi një konfiguracion i ri i Evropës po dilte.  

Teksa shohim drejt një partneriteti të ri me Europën, janë vlerat dhe angazhimet tona të përbashkëta për njëri-tjetrin, që janë pasuri më e madhe dhe tregojnë se edhe përmes ndryshimit, aleanca jonë e qëndrueshme mbetet e fortë. Si novatorë, tregtarë dhe internacionalistë, ne shikojmë me besim në të ardhmen.

                                 Mbretëresha Elizabeth II

Ndërsa Ëillem-Alexander përsëriti komentet e bëra më parë rreth keqardhjes së vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga BE, mirëpo ai respektoi vendimin e popullit britanik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Rrëfimet e kohës’ tek ‘Eksperimentali’! Greta Pllana në galeri ‘NAAN’! Tek ‘Kalo’ ekspozitë pikture dedikuar personave me aftësi të veçanta

‘Rrëfimet e kohës’ tek ‘Eksperimentali’! Greta Pllana në galeri ‘NAAN’! Tek ‘Kalo’ ekspozitë pikture dedikuar personave me aftësi të veçanta