Marrëveshja/Qeveria i pagoi 21 mln euro CEZ-it në 2017, kësti i fundit në gusht

Marrëveshja/Qeveria i pagoi 21 mln euro CEZ-it në 2017, kësti i fundit në gusht

Kompania çeke 'CEZ' kur administronte OSHEE

Qeveria pritet që të mbyllë këtë vit pagesat ndaj çekëve të CEZ  sipas një marrëveshje të arritur pas negociatave në vitin 2014 çka u shoqërua me tërheqjen përfundimtare të palëve nga Arbitrazhi. Kësti i fundit i shumës prej 95 milionë euro pritet që të paguhet në gusht ndërkohe që referuar dokumenteve zyrtare në vitin 2017 kompania e shpërndarjes OSHEE pagoi për llogari të çekëve 21 milionë euro.

Marrëveshja mes qeverisë dhe kompanisë çeke u arrit në kulmin e debatit për statusin e Shqipërisë në Bashkimin Europian por edhe nevojën e ndërhyrjeve në sektorin energjetik i zhytur në borxhe dhe që nuk mund të kreditohej nga institucionet ndërkombëtare financiare pa mbyllur “llogaritë e vjetra”.

Marrëveshja që u arrit mes qeverisë dhe CEZ në vitin 2014 kishte në bazë të saj tre pika. Së pari transferimin e menjëhershëm të aksioneve në favor të shtetit shqiptar 76 % që zotëroheshin nga CEZ duke i dhënë shtetit shqiptar pronësi të plotë të shoqërisë.

Së dyti, pala çeke hiqte dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë euro të paguar për blerjen e aksioneve në vitin 2009 si dhe nga çdo pretendim tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes dhe investimeve fillestare.

Së treti shoqëria e re e shpërndarjes e energjisë, pra shoqëria e re që merr aksionet nga pala çeke e kontrolluar nga shteti merrte përsipër t’i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milionë euro. Kjo vlerë u dakortësua të paguhej me këste deri në vitin 2018 me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milionë euro mbi principalin e dakortësuar. Ky principal përfaqëson kreditë e mara dhe shumat e faturuara dhe të kërkueshme në çdo kohë nga CEZ s.a.

Privatizimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes u bë në vitin 2008 nga qeveria Berisha kur çekëve të CEZ iu dha kontrolli i 76 për qind të aksioneve kundrejt shumës 103 milionë euro. Kompania pas privatizimit u përfshi në një cikël problemesh që më pas do të kulmonte me heqjen e licencës nga ana e ERE çka detyroi çekët të braktisnin Shqipërinë dhe t’i drejtoheshin arbitrazhit./Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë