POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Marrin dënim ekstrem 4 persona në Kinë, vranë familjen e pronarit pasi u kërkoi qiranë

Foto gjatë gjykimit të vrasëve

Pas një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Kinë ku një familje prej katër vetash janë dënua me vdekje nga një gjykatë kineze sot pasi u shpallën fajtor për vrasjen e pronarit të tyre dhe familjes së tij.

Bëhet e ditur se kriminelët kanë vranë pronarin bashkë me gruan dhe dy fëmijët e rritur në vitin 2017, pasi ata kishin kërkuar që ti pagesën e qirasë, deklaron Gjykata e Lartë në Qingdao.

Mirëpo kjo masakër që tronditi tërë këtë kombin ndodhi në një nga qytetet më bashkëkohore të Kinës.

Vrasësit dhe viktimat kanë banuar në të njëjtën ndërtesë banimi në rrethin Chengyang të Qingdao, një qytet i madh në Kinën lindore me më shumë se gjashtë milionë banorë.

Vrasësit e familjes janë: Li Jizhong 40-vjeç, gruaja e tij Li Chenghua, 32, babai i tij Li Zhongzhi, 68 vjeç, dhe nëna e tij Jin Shanjin, 68-vjeç. Gjithsesi të gjithë janë shtetas kinezë, ata janë me prejardhje koreane.

Familja Li jetonte në katin e pestë, ndërsa familja e qiradhënësit, familja Ji, jetonte në katin e gjashtë.

Sipas raporteve që nga viti 2017 kanë pohuar se familja Li kishte jetuar në banesën e tyre me qira për një muaj, por ende nuk kishte paguar qiranë mujore prej 18,000 juanë (2,000 paund).

a.de.
Komento