Martesa e fëmijëve, Manastirliu: Politika të targetuara për të eleminuar fenomenin e martesave të hershme

Martesa e fëmijëve, Manastirliu: Politika të targetuara për të eleminuar fenomenin e martesave të hershme

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë gjatë prezantimit të studimit

Me rastin e mbylljes së fushatës globale të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore , Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Solciale në  bashkëpunim me UNICEF, UNFPA, Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve dhe me mbështetjen e qeverisë suedeze  u prezantua studimi “Martesa e fëmijëve - njohuritë, qëndrimet dhe perceptimet ndër komunitetet e prekura në Shqipëri”.

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në prezantimin e studimit ku tha se një nga format e  përhapura me bazë gjinore dhe  në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut është ajo e martesave të hershme.

“Martesat e hershme janë shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe një nga format e dhunës me bazë gjinore, ndaj është shumë i rëndësishëm parandalimi i këtij fenomeni që ndikon negativisht në arsimimin, shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 

Duke theksuar rëndësinë e këtij studimi për të ndërmarrë politika të targetuara dhe veprime konkrete për të parandaluar martesat e hershme, Manastirliu e vuri theksin tek arsimimi i brezit të ri.

“Arma më e fortë që kemi në dorë është edukimi. Me nxitjen e arsimimit për çdo vajzë, për çdo fëmijë, do të mund të flasim nesër për më pak vajza-gra, për më pak martesa të hershme, për më pak dhunë me bazë gjinore dhe më shumë vajza që zgjedhin vetë fatin e tyre.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 

Studimi mbi martesat e hershme është një studim cilësor, bazuar mbi dëshmitë e grave dhe vajzave, të forcuara për tu lidhur në martesa të hershme. Disa ditë më parë , paralelilisht me këtë  u prezantua nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor, edhe një studim (anketa 2017-2018), ku  rezulton se 11% e grave të moshës 20-49 vjeç, janë martuar para moshës 18 vjeç.

Martesat e hershme janë të përhapura kryesisht në grupet vulnerabël, në komunitetin rom dhe egjiptian, por edhe në zonat rurale ku ende fenomeni është prezent. Në prezantimin e studimit mbi martesat e hershme, merrnin pjesë deputetë, përfaqëues të lartë të organizatave ndërkombëtare, ambasadori i Suedisë në Shqipëri si dhe përfaqësues të shoqërisë civile

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast