MAS: Prokuroria të hetojë kush i nxorri testet e Maturës

Maturantët në provim

Sot maturantët në të gjithë vendin testuan njohuritë e tyre në lëndën e Matematikës. Por gjatë kohës që maturantët ishin në provim, në rrjetet sociale qarkulloi një tezë, për të cilën Ministria e Arsimit deklaroi se prokuroria duhet të hetojë shkelësit e ligjit.

Kështu Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë informuar nga rrjetet sociale dhe mediet on-line lidhur me publikimin e disa fotove nga Testi i Matematikes që u zhvillua në të gjithë vendin nga ora 10:00 -12:30, në një njoftim për mediet ka theksuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që testimi të zhvillohej brenda rregullores që ka hartuar Ministria e Arsimit.

Po ashtu MASR garanton publikun se ka marrë çdo masë që parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes ne 38 DAR dhe ZA, 206 mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë, të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rendë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo te pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.
 

a.me.
Komento