Masakër mjedisore në Berat,priten 
  pishat qindra vjeçare në qytet

Masakër mjedisore në Berat,priten <br />  pishat qindra vjeçare në qytet
BERAT - Pishat qindra vjeçare të qytetit të Beratit janë rrëzuar në tokë gjatë punimeve për rikonstruksionin e lulishtes pranë qendrës së qytetit.

Gërmimet pa kriter të bëra nga firma kontraktore kanë shkulur pishat dhe pemët duke shkaktuar një masakër mjedisore dhe shkatërruar kurorën e gjelbër e këtij qyteti. 

Qytetarët të alarmuar nga pamja e krijuar shprehen të zemëruar për atë që po ndodh, sipas tyre pishat duhet të ruheshin, ato janë një vlerë e madhe për qytetin. 

Sipas nënkryetarit të bashkisë, Bledar Blana, firma kontraktore ka shkelur mbi projektin, pasi nuk parashikohej të prekeshin pemët e lulishtes. 

Për rehabilitimin e lulishtes së Beratit, është dhënë një investim prej 81 milionë lekë të reja akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por kjo për ta kthyer në një lulishte model, e jo për ta shkatërruar atë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë