POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Masakra e Matit, reagon Basha: Dëshmi e përgjakshme e degradimit të shtetit, mbretëron pasiguria

Lulzim Basha, kryetar i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas masakrës së sotme në Mat, ku 3 persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur, pasi u vranë me armë nga Kujtim Koxha.

Basha shkruan se kjo është një ngjarje e tmerrshme që tregon edhe njëherë se shteti ka degraduar dhe se pasiguria mbizotëron në vendin tonë. Basha thotë se ky është guximi i banditëve që sipas tij, janë të veshur me pushtet.

Reagimi i plotë:

Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.  Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen

Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani. Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, pasi një 51-vjecar ka vrarë me automatik, 3 punonjës të bashkisë së Matit dhe një tjetër e ka plagosur. Kujtim Koxha, vrau Mentor Hoxhën, Erzen Aliajn dhe Hamit Brucin, pas një konflikti të castit, motivet e të cilit ende nuk janë sqaruar.

f.g.
Komento

Komente

  • Karadakliu: 12/10/2018 09:25

    Po te bije shi i madh!? ose te merr mot shume i nxehte!Te bije bresher shkaterrimtar! apo mos Zot, te behet termet me fatalitet!Vertet, menjeher,shpejte duhet organizuar protesta me kerkesa per ndjekje kriminale ndaj Rames dhe Qeverise se "narkotrafikeve kiminal"!!!???

    Përgjigju
  • Emigrati: 12/10/2018 07:07

    Kush po flet P.D qe vra 4 policet ne durres me krimineli D DAJTI qe ishte me radio policie i paisur nga.P.D ikni more hale.

    Përgjigju
  • Kafsha: 11/10/2018 21:30

    Or bajgë, shteti ka degraduar 28 vjet, që pas 1990. Pra bajga PD dhe bajga Ps dhe gjith bajgat e tjera pjella të PPSH-së, e degjeneruan vendin, or bajgë!

    Përgjigju
  • Ani: 11/10/2018 21:20

    Bashe mezi pret qe te vrite njeri qe te thuash e vrau qeveria por mire ne nuk e dime se nga vine keto vrasje Nga qeveria e ju plareve malok sihonet qe hapen depot e ushtris dhe armet jane sheshit dhe behen maloket cuba Var nja dy ne mes te bulevardit e do i shohim se sa cuba jane

    Përgjigju
  • emigranti: 11/10/2018 21:02

    si s'ke turpe ti ajo partia jote jeni fajtore pere vrasjet qe beheni ne vende apo i harruate depote e 97 ai gabime do vazhdoje dhe shume akoma ja kete na beri ai saliu yte

    Përgjigju
  • Lili: 11/10/2018 20:44

    Ik more trollak leni njerzit me merzit e veta mos i ban gjerat partjake e politike se kan hall populli se jan armet e saliut o zot qoja ne familje

    Përgjigju
  • TATA: 11/10/2018 20:33

    O BASHE TRONGULLI MOS U SHQETESO SE NUK TA MORI TITULLIN KAMPJON SE TI VRAVE DHE NJE MA TEPER SI SHTET JO SI POPULL QE VRITEN NDER VETI .ME TE THON TE DREJTEN KUR DEL TI ME FOL ME NGRIHET**** .

    Përgjigju