POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Masakra në Elbasan, tre viktimat u kthyen për festat, autorët i ndoqën dhe u bënë pritë pas darkës (FOTO+VIDEO)

REPORT TV zbardh detaje të reja nga masakra në qytetin e Elbasanit (Lexo këtu). Dy nga tre personat që mbetën të vrarë mbrëmë kishin vetëm 12 orë që kishin ardhur për festat në Shqipëri. Endrit Alibej (Dylgjeri) jetonte në Holandë, xhaxhai i tij Arben Dygjeri ishte emigrant në Angli dhe rezulton pa precedent, ndërsa turku Erdal Durunay i martuar me një shqiptare dyshohet bashkëpunëtor i Endritit. Shënjestra e atentatit ka qenë Endrit Alibej, i cili bashkë me të vëllanë Andrea Alibej janë me precedentë, pasi ishin drejtuesit e një grupi kriminal të goditur në 2013 në Itali, ku u arrestuan 34 persona, mes tyre 12 shqiptarë, ndërsa u sekuestrua kokainë me vlerë 10 mln euro. Nuk dihet se si Alibej ka mundur ti shpëtojë drejtësisë italianë me vetëm 5 vite burg (Lexo këtu).  Por si ndodhi vrasja mbrëmë? Endrit Alibej me xhaxhanë e tij Arben Dylgjeri dhe turku së bashku me familjarët e tyre kishin qenë në një fshat të Peqinit për të darkuar. 

Në momentin që kanë dalë nga restoranti (tre viktimat ishin në një makinë) janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit së bashku me dy makinat e tjera ku kanë qenë 5 gra, mes tyre njëra shtatzënë dhe 3 fëmijë. Autorët i kanë ndjekur rrugës nga Peqini në Elbasan dhe në afërsi të Kombinatit Metalurgjik në Bradashesh i kanë bërë pritë makinës duke i qëlluar me breshëri. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me turkun ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e një restoranti. Kanë qenë familjarët vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi krimi që janë përballur të parët me ngjarjen e rëndë. Ata i kanë dërguar në spitalin e Elbasanit, por asnjëri prej tre personave nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, pasi ishin qëlluar edhe në kokë dhe humbën jetën në vend. Autoret mendohet se janë vrasës me pagesë duke parë dinamikën e ngjarjes dhe faktin se nuk kanë lënë gjurmë. Nuk dihet sa persona kanë marrë pjesë në vrasje dhe sa automjete kanë përdorur, ndërsa u raportua se janë larguar në drejtim të Peqinit. Shkak i ekzekutimit ka qenë përplasja për pazaret e drogës.

Ora 14:49
Elbasan, pamjet e Range Rover-it të bërë shosh nga plumbat, ekzekutohen 3 persona, lidhje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Report Tv  ka publikuar pamjet e makinës Range Rover me targa rumune ku udhëtonin viktimat të cilët ranë pre e atentatit.

Ora 11:45
U qëlluan me breshëri kallashnikovi në Elbasan, kush janë xhaxhai dhe nipi që humbën jetën në atentat (FOTO)

Endrit Alibej (Dylgjeri) dhe Arben Dylgjeri janë nipi dhe xhaxhai që humbën jetën në atentat mbrëmjen e kaluar në zonën e Metalurgjikut në Elbasan (Lexo këtu). Report Tv ka siguruar fotot e dy viktimave. Familjet kanë çelur dyert e mortit dhe gjatë ditës së sotme xhaxhai dhe nipi do të përcillen për në banesën e fundit. Në atentatin e përgjakshëm humbi jetën edhe një shtetas turk i identifikuar si Erdal Durunay i cili ndodhej në shoqërinë e Endrit dhe Arben Dylgjerit duke udhëtuar me një automjet tip "Range Rover" në dalje të Elbasanit, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit. Report Tv ka mësuar se viktimat po udhëtonin të shoqëruar edhe nga familjarët e tyre të cilët udhëtonin në dy automjete të tjera që ishin më pas. 

Endrit Alibej (Dylgjeri) i vrarë dje te atentati në Elbasan

1 / 6

Arben Dylgjeri i vrarë dje te atentati në Elbasan

2 / 6

Erdal Durunay është shtetasi turk i vrarë dje te atentati në Elbasan

3 / 6

Njoftimi për vdekjen e Endrit Alibej (Dylgjeri) i vrarë dje te atentati në Elbasan

4 / 6

Njoftimi për vdekjen e Arben Dylgjerit i vrarë dje te atentati në Elbasan

5 / 6

Shenjat e plumbave te makina ku po udhëtonin viktimat. Foto nga vendngjarja, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

6 / 6
Ora 11:42
Masakra me tre të vrarë në Elbasan, Lleshaj shmang komentet në takimin me drejtuesit e policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk ka komentuar ngjarjen e mbrëmshme në Elbasan ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi tre persona Endrit Alibej (Dylgjeri) dhe xhaxhai i tij Arben Dylgjeri si dhe shtetasi turk Erdal Durunay (Lexo këtu). Në konferencën për shtyp pas takimit me drejtuesit vendore të policisë, Lleshaj ka folur për mbylljen e basteve sportive menjëherë pas ndërrimit të viteve dhe masat e marra nga policia për festat (Lexo këtu).

Ora 10:00
Ministri i Brendshëm paralajmëron konferencë pak orë pas masakrës në Elbasan

Zyra e shtypit të Ministrisë së Brendshme njofton se në orën 11:00, në sallën e konferencave ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të zhvillojë një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit. Takimi vjen pak orë pas masakrës në Elbasan mbrëmjen e djeshme.

Ora 09:41
Njolla gjaku dhe rrethimi i lokalit i dëmtuar/ Ja ku u përplas makina e viktimave (VIDEO-FOTO)

Report Tv ishte sërish mëngjesin e sotëm në vendin e ngjarjes në Elbasan ku u ekzekutuan tre persona mbrëmjen e djeshme. Autorët i bënë pritë makinës ku po udhëtonin tre viktimat në afërsi të Metalurgjikut, e cila humbi kontrollin dhe u përplas me rrethimin e një restoranti. Pas marrjes së provave, vendi i ngjarjes u pastrua, por ende duken njollat e gjakut. Ndërkohë që në pamje duken punonjësit e restorantit ‘Dervishaj’ duke rregulluar rrethimin që u dëmtua mbrëmë nga makina e tre viktimave.

Rrethimi i lokalit ku u përplas makina pasi u qëllua me kallashnikov

1 / 11

Shenjat e gjakut në rrugën ku ndodhi atentati

2 / 11

Rrethimi i lokalit ku u përplas makina pasi u qëllua me kallashnikov

3 / 11

Rrethimi i lokalit ku u përplas makina pasi u qëllua me kallashnikov

4 / 11

Rruga ku ndodhi atentati mbrëmë në Elbasan

5 / 11

Rruga ku ndodhi atentati mbrëmë në Elbasan

6 / 11

Rruga ku ndodhi atentati mbrëmë në Elbasan

7 / 11

Rruga ku ndodhi atentati mbrëmë në Elbasan

8 / 11

Rruga ku ndodhi atentati mbrëmë në Elbasan

9 / 11

Shenjat e gjakut në rrugën ku ndodhi atentati

10 / 11

Makina e qëlluar me breshëri kallashnikovi

11 / 11
Ora 09:39
Masakra në Elbasan, turku që u ekzekutua mbrëmë ishte martuar me një shqiptare

Turku Erdal Durunay që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Elbasan ka qenë i martuar me një grua shqiptare. Turku gjithashtu dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Endrit Alibejt, që u ekzekutua së bashku me xhaxhanë e tij Arben Dylgjerin.

Ora 09:15
FOTO/ Ky është turku që u vra mbrëmë në atentatin e përgjakshëm në Elbasan

Erdal Durunay është shtetasi turk që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Elbasan bashkë me Endrit Alibejn dhe Arben Dylgjerin, në atentatin që iu bë pranë Metalurgjikut, në dalje të qytetit. Shqiptarja.com siguron foton e turkut. Ai ishte në shoqërinë e dy të tjerëve teksa udhëtonin me një automjet tip "Range Rover" në drejtim të të cilit u qëllua plot 20 herë me breshëri kallashnikovi. Shqiptarët Alibej dhe Dylgjeri humbën jetën në vend, ndërsa turku rrugës për në spitalin e Elbasanit për shkak të plagëve të rënda.

Shtetasi turk Erdal Durunay një nga viktimat e atentatit në Elbasan

1 / 7

Shtetasi turk Erdal Durunay një nga viktimat e atentatit në Elbasan

2 / 7

Shtetasi turk Erdal Durunay një nga viktimat e atentatit në Elbasan

3 / 7

Shtetasi turk Erdal Durunay një nga viktimat e atentatit në Elbasan

4 / 7

Shtetasi turk Erdal Durunay një nga viktimat e atentatit në Elbasan

5 / 7

Shtetasi turk Erdal Durunay një nga viktimat e atentatit në Elbasan

6 / 7

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi në Elbasan. Foto nga vendngjarja, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

7 / 7
Ora 09:10
Masakra në Elbasan/ Lirohen 15 personat që u shoqëruan për vrasjen

Mbrëmjen e djeshme pas ngjarjes u shoqëruan 15 persona, të cilët u liruan pas marrjes së dëshmive, ndërkohë që në Elbasan zbarkoi drejtori i Policisë së Shtetit dhe RENEA duke blinduar zonën për të rënë në gjurmët e autorëve.

Ora 09:05
Atentati në Elbasan, si u qëllua pareshtur me kallashnikov Range Rover-i (FOTO)

Shqiptarja.com sjell foto ekskluzive nga vendi ku ndodhi përplasja e rëndë me armë në Elbasan. Siç shihet në edhe në fotot e shkrepura nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri, makina tip Range Rover ku po udhëtonin 3 viktimat është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi.

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

1 / 12

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

2 / 12

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi.Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

3 / 12

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

4 / 12

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi.Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

5 / 12

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

6 / 12

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi.Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

7 / 12

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi.Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

8 / 12

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

9 / 12

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

10 / 12

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi.Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

11 / 12

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi duke u ngarkuar ne karrotrec.Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

12 / 12
d.ba.
Komento

Komente

  • sapa: 30/12/2018 12:59

    Askush nuk do i shpetoje ndeshkimit te popullit.Kush ka bere keq cdo prokuror,cdo gjykates,cdo permbarues,cdo punonjes hipoteke qe ka marre pjese ne vjedhjen e prones do marre pjesen qe takon ose familjaret e tyre brez pas brezi.Shqiptari nuk harron!Hajini gjelat e detit dhe parate e vjedhura se dita do ju vije!E keni pas veshit ju dhe femijet e niperit tuaj!

    Përgjigju