Masakra në Korçë, prokuroria
dërgon për gjykim dosjen Latollari

Masakra në Korçë, prokuroria<br />dërgon për gjykim dosjen Latollari
Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim dosjen kundër Bashkim Latollarit. 39-vjeçari akuzohet për vrasje të katërfishtë në fshatin Gjonomadh më 7 Janar 2014.  Për shkak se daja i së dashurës i kishte zbuluar lidhjen e dashurisë, Latollari nën efektin e alkoolit vrau 4 persona.

Ai vrau bashkëfshatarët e tij, fillimisht Beliman dhe Daniela Meçollarin dhe më pas dajën e Belimanit, Rexhepin dhe bashkëshorten e tij Valentina Metellarin. Çifti Meçollari u vra në sy të fëmijëve 4 dhe 6 vjeç. Autori i ngjarjes ka pasur lidhje intime me Daniela Meçollarin.
 
I dehur ka shkuar në banesën e çiftit, Meçollari, dhe ka qëlluar nga dritarja e shtëpisë në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit. Më pas Bashkim Latollari ka shkuar në banesën e dajës së Rexhepit e cila ndodhej në skajin tjetër të fshatit dhe ka ekzektuar dhe çiftin e të moshuarve. 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës