Masakra në Lushnje, Poli Hoxha: Aksioni u dekonspirua, komisariati në Lushnje duhet shkrirë

Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv gazetari Artan Hoxha publikoi videon ekskluzive të momentit të vrasjes së dy të rinjve në Lushnje në vitin 2017 Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por dy autorët Laert Haxhia dhe Orges Bilbili janë të lirë.

Pas ngjarjeve dhe faktit që autorët janë të lirë dhe pak ditë më parë i shpëtuan RENEA-s në Divjakë, gazetari Poli Hoxha thotë se aksioni u dekonspirua, ndërsa komisariati në Lushnje duhet shkrirë.

Komisariati i Lushnjës duhet shkrirë. Ata e kanë bërë enkas. Por nuk është hera e parë që RENEA dështon. RENEA kur del nga reparti del me informacion 100% dhe konspiracion të plotë, nuk njoftohet policia lokale. Problemi të çon të dekonspirimi brenda në Lushnje. SHÇBA tha po hetojmë për operacionin dhe plagosjen e të moshuarit.

Poli Hoxha

Ndërsa Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie u shpreh se dekonspirime kanë ndodhur edhe në kohën e tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit