Mass mediat greke
ne krize te rende

Mass mediat greke<br />ne krize te rende

Ashtu sic dhe mbarë Greqia, edhe mass mediat greke po vuajnë seriozisht kërcenimin nga kriza. Kështu 9 nga 16 radiot më të rëndësishme në vend u mbyllën gjatë këtyre muajve. Në rrezik dhe kanali shtetëror ERT1, i cili po shkon drejt anulimit total të tij, duke çuar në shtëpi qindra gazetarë dhe operatorë të këtij kanali televiziv.


Gazeta “Elefterotipia” prej 4 muajsh nuk paguan rrogat e gazetarëve.


Ndërsa prestigjozja “To Vima” është ridimensionuar duke shuar edicionin e përditshëm e duke ruajtur vetëm versionin on line dhe versionin e të dielës. “Ta Nea”, gazeta më e shitur në vend, pranë PASOK-ut në pushtet, po pëson gjithashtu zvogëlim dhe dobësim ekonomik.


“Kathamerini”, tjetër e përditshme greke, prej kohësh është me humbje dhe mbijeton vetëm falë mbështetjes së SKY TV.


Shumë gazetarë grekë, ende jo në moshë të pensionit, detyrohen të lenë punën përfundimisht në këmbim të ndonjë shpërblimi që i bind. Të tjerë gazetarë bëjnë pakte për të punuar vetëm 3 ditë në javë, në vend të 6, sigurisht me gjysëm rroge, por duke ruajtur në këtë mënyrë vendin e punës.


Ka ndryshuar dhe koncepti i dhënies së dhuratave që nxisin shitjen e gazetave e revistave. Kështu, krahas CD e DVD të zakonshme, bashkë me mediat e shkruara këtë vit u shfaqën dhe tekstet shkollore në dhuratë. Të paktën, shërbejnë për një gjë të dobishme.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq