Matura 2013, teza e Matematikës
zgjidhet para kohe në Facebook

Matura 2013, teza e Matematikës<br />zgjidhet para kohe në Facebook
TIRANE - Këtë vit maturantët kanë kopjuar në mënyrë masive në provimin e matematikës. Ende pa mbaruar orari zyrtar i përfundimit të testit të dytë me detyrim, teza e zgjidhur është publikuar në “Facebook”. Siç edhe shikohet nga fotoja që shoqëron këtë shkrim, teza, në një nga faqet që ne e gjetëm, është publikuar rreth orës 11:45.

Duket qartë që fotoja është shkrepur në orën 12:16 minuta të mesditës së djeshme, ndërkohë që njëri nga ushtrimet e zgjidhura, që i përket variantit të pyetjeve që janë dhënë për gjimnazin e përgjithshëm, kishte 32 minuta që ishte publikuar.

Që do të thotë se testi i zgjidhur ka dalë në internet në orën 11:45 minuta, ndërkohë që orari kur të rinjtë dalin nga klasat dhe bëhet publike teza është ora 12:30 minuta. Duke pasur parasysh faktin që personit të cilit i është kërkuar ndihmë, pyetja i ka vajtuar kohë më parë, më pas ai e ka zgjidhur dhe publikuar i bie që teza të ketë dalë shumë më herët kur ajo ka përfunduar në  “Facebook”.

uke bërë që MASH të dështojë sërish në menaxhimin e provimeve të maturës shtetërore. Ndonëse këtë vit ajo harxhoi plot 200 mijë euro për vendosjen e zhurmuesve dhe 210 dedektorëve që do të nxirrnin jashtë loje telefonat celular, sërish ata e kanë humbur betejen me teknologjinë e të rinjve.

TË RINJTË

Ajo që vihet re është fakti se teza ka dalë nga gjimnazet e rretheve, ndërsa në Tiranë situata, të paktën në gjimnazet kryesore, ka qenë e blinduar. Në rrethe zhurmuesit fikeshin herë pas here, duke u lënë mundësinë të rinjve që të mund të komunikojnë me jashtë.

Në faqet ku është publikuar teza e zgjidhur ka pasur edhe debate të forta, ndërkohë që vetë gjimnazistët, kanë pohuar se teza ka dalë që një natë para provimit të maturës dhe një pjesë e mirë e tyre kanë shkuar në provimin e Matematikës të pajisur me tezën e zgjidhur.

Madje sipas vetë të rinjve, në qytetin e Sarandës, një vajzë e kishte fshehur tezën e zgjidhur poshtë fundit, dhe i ka rënë në tokë në momentin që e kontrollonin. Të shumtë kanë qenë ata që kanë thënë se teza ka qenë e zgjidhur që një natë më parë dhe se publikimi i saj në internet nuk ka qenë ndonjë gjë e rrallë.

PYETJET 17-18

Një tjetër kleçkë në testin e maturës kanë qenë pyetjet 16 dhe 17 të variantit A për gjimanzin e përgjithshëm. Nxënësit thonë se këto dy pyetje kanë pasur probleme për mënyrën se si ishin formuluar dhe administratorët i kanë këshilluar se si ta plotësojnë.

Si për koincidencë, edhe kur është publikuar çelësi i zgjidhur i testit të matematikës, mungonin përgjigjet e këtyre dy pyetjeve, që kanë mjaftuar për të shtuar dyshimet. Por Fatmir Vejsiu, drejtori i arsimit në MASH na shpjegoi se gjithçka ka qenë një gabim i çastit. “Në momentin që janë skanuar fletët e testit, është skanuar dy herë e njëjta fletë dhe është harruar njëra prej tyre, por shumë shpejt u korigjua.

Sa i përket pyetjes 17, është e vërtetë se ka pasur diçka, por kishim shtuar një kuadrat ku u jepnim nxënësve udhëzime të sakta se si duhej të ishte pyetja. Ne e kapëm shumë vonë këtë gabim dhe nuk kishim mundësi të ndërronim të gjitha fletët e testit ndaj bëmë një shënim”, na shpjegon drejtori Vejsiu.
  
ÇMENDURITË E MATURANTËVE PËR TË KOPJUAR
 
Në një shkollë një maturant, tentoi të instalonte wireless, por nisma nuk i eci për shkak të dedektorit.
 
Në një shkollë tjetër teza e zgjidhur ishte te roja i shkollës.
 
Në Sarandë një nxënësje, që e kishte futur tezën e zgjidhur poshtë fundit, i ra teksa po e kontrollonin.
 
Një maturant, e futi celularin e tij në këpucë duke i shpëtuar kontrollit, por hileja nuk i eci, pasi ishin vënë në punë zhurmuesit.
 
Në gjimanzet e rretheve, prindërit rrinë në gadishmëri, marrin tezën, paguajnë mësues që ta zgjidhin dhe më pas ua dërgojnë fëmiëve të tyre që janë brenda.
 
Në disa raste teza ka përfunduar edhe tek të afërmit e maturantëve që janë në Italia a Greqi duke u kërkuar që tua zgjidhin.

Zgjidhaja e tesitit të Matematikës në FB me logo
(Në foto zgjidhaja e tesitit të Matematikës në FB)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.06.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?