Matura Shtetërore/ Akuzat për kopje dhe dalje testi, reagon ministrja Nikolla: Ka ikur koha kur kopjohej

Matura Shtetërore/ Akuzat për kopje dhe dalje testi, reagon ministrja Nikolla: Ka ikur koha kur kopjohej

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë takimit me prindër në Tropojë

Aludimet politike për kopje dhe dalje testi të Maturës Shtetërore kanë sjellë reagimin e ministres së Arsimit. Gjatë turit të llogaridhënies në Tropojë, ministrja Lindita Nikolla deklaroi se maturantët dhe prindërit e tyre nuk duhet të bien pre e materialeve të stisura që u serviren si të vërteta nga individë të caktuar politikë.

Ajo kërkoi nga prindërit shqiptarë që të vërtetën ta kërkojnë dhe gjejnë tek fëmijët e tyre që janë pjesë e këtij procesi me rëndësi për të ardhmen dhe mos të dëgjojnë opozitën që ka si refren ‘babalizimin’ e çështjeve.

Doja t’ju sqaroja të gjithëve ju prindërve shqiptarë që rrethoheni me shumë të pavërteta. Është një dëshirë vrastare do ta quaja unë për të përfituar dhe marrë politikisht zemërata të prindërve dhe maturantëve shqiptarë duke stisur material të pavërteta. Ndaj doja t’ju thoja që nuk ka asgjë të vërtetë qoftë me fotografitë që u shfaqën në statusin e një deputeti. Mjafton që ju të pyesni fëmijët tuaja. Nuk është testi i Maturës Shtetërore, thjesht vizualisht, testi i Maturës Shtetërore është i lidhur në një tjetër formë, ajo është një gjë e sajuar, por kjo historia e ‘babalizimit’ të opozitës është kthyer në modë.

Lindita Nikolla

Ministrja siguroi maturantët dhe prindërit e tyre se koha kur kopja dilte dhe shitej nga institucionet shtetërore ka marr fund para 5 viteve ashtu siç ka perënduar edhe koha kur ministri, në varësi të provimit vendoste kufirin e kalimit për nxënësit sipas dëshirës.

Koha kur kopja dilte nga zyrat e Ministrisë së Arsimit apo nga zyrat e Agjencisë Kombëtare të Provimit ka ikur. Fatkeqësisht shoh sot ekraneve të televizionit pikërisht ata njerëz që ishin kthyer në mjeshtra të shitjes së kopjes pa filluar shpërndarja e tezave të provimit. Dhe e dyta, ka 5 vite që nuk ndodh më ajo që ndodhte 5 vite më parë. Korrigjoheshin provimet dhe vinin tek ministri dhe nga mideja politike e ministrit, që duhet domosdoshmërisht që atë vit të kishim mbi 90% apo mbi 95 % kalueshmërinë, ulte dhe ngrinte kufirin e kalueshmërisë sipas dëshirës. Ka absurditet të tilla që në 1 vite të maturës shtetërore, kufiri i poshtëm nga ku fillon vlerësimi, fillonte nga 7% në lëndën tjetër, 8% dhe pastaj lëndën tjetër ndryshonte 10%, kjo gjë ka marrë fund. Kemi një proces të qartë që në fillim kush janë kriteret mbi bazën e të cilit bëhet vlerësimi duke ja hequr të drejtën ministrit që të vendosi në mendjen e tij në atë që është djersa, punë dhe mundi i gjithë maturantëve shqiptarë.

Lindita Nikolla

Gjatë këtij takimi me qytetarët e Tropojës, ministrja Lindita Nikolla u ndal edhe tek reformat e ndërmarra për mësuesinë, klasat kolektive dhe mësuesit ndihmës në sistem, të cilat po vijojnë gjatë 2018 e në vazhdim.

( Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë takimit me prindër në Tropojë )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 11/06/2018 15:08

    Njeri i peshtire,ka ikur koha thot kur kopjohej.. Ti o plehre dhe gjithe soji juaj i PD dhe PS mos gjefshi vend vari, se na detyruat te iknim nga vendi ,sepse vetem arsim nuk mund te ken femijet ne ate vend,them per ata qe mesojn jo per hunjt femije te politikanve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë