Matura Shtetërore/ Pezullohen 11 nxënës, u kapën me celularë në provim

Matura Shtetërore/ Pezullohen 11 nxënës, u kapën me celularë në provim

Foto ilustruese

Pas njoftimit për daljen e tezës së Matematikës ditën e djeshme, MAS mori në shqyrtim raportet e monitorimit  të përfaqësuesve të autorizuar  nga MASR në këtë provim. Nga procesi i monitorimit të testimit ka rezultuar se 11 nxënës maturantë  nga disa qarqe të vendit kanë qenë të pajisur me aparate telefoni celular. Po ashtu u morën administrative, deri largim nga puna edhe ndaj 5 administratorëve, të cilët nuk identifikuan dot nxënësit me celularë gjatë zhvillimit të provimit.

Njoftimi i MASR

Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Urdhrin e MASR, nr 593, datë 23.11.2017 “Për ngritjen e Komitetit të Maturës Shtetërore 2018”, me qëllim vlerësimin e zbatueshmërisë së akteve nënligjore të procesit të Maturës Shtetërore 2018, për provimin e detyruar të Matematikës, sesioni i parë, i zhvilluar më datë 13 Qershor 2018, mori në shqyrtim raportet e monitorimit të përfaqësuesve të autorizuar të MASR në këtë provim.

Në përfundim të shqyrtimit të këtyre raporteve, Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, konstaton se: 

Nga procesi i monitorimit gjatë zhvillimit të testimit, ka rezultuar se 11 nxënës maturantë, kanë qenë të pajisur me aparate telefoni celular, përkatësisht në: 

DAR Gjirokastër: 1 nxënës.
DAR Kukës:        6 nxënës.
DAR Tiranë:        2 nxënës.
ZA Kurbin:          2 nxënës.

Nga shqyrtimi i rasteve të mësipërme, rezultoi se 5 administratorë nuk identifikuan maturantët me celularë të cilët, u identifikuan nga monitoruesit e MASR. Në qendrën e provimit, Filiali i Universitetit Dibër, drejtori i gjimnazit “Said Najdeni” z. Shefki Çorja, me veprimet dhe mos veprimet e tij dhe në shkelje të etikës, me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të institucionit, ka penguar krijimin e kushteve normale për zhvillimin e provimit në këtë qendër. 

Për sa më sipër, Komiteti i Maturës Shtetërore mbështetur në nenin Nr. 25, pika 1 shkronja d, e “Rregullore për zhvillimin e Maturës Shtetërore 2018 në Republikën e Shqipërisë”, vendosi përjashtimin dhe mosnjohjen e rezultatit për 11 nxënësit maturantë që u konstatuan me aparate celularë në mjediset e provimeve. 

Ndërsa për sa i përket shkeljeve të konstatuara të drejtorit të shkollës z.Çorja, Komiteti i Maturës Shtetërore mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore, vendosi t’i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës.  Për 5 administratorët që kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore do të merren masa disiplinore deri në largim nga puna.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aaa: 14/06/2018 19:44

    11???? Ky eshte shtet,qe kap e ngordhurit,DHE Jo ata qe e din tezen nje dite para nga DAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha