Mbërrin pranvera, ikin reshjet e shiut, ja çfarë parashikohet sot

Mbërrin pranvera, ikin reshjet e shiut, ja çfarë parashikohet sot

Më në fund, pas rreth një muaji, duket se po kalon rreziku i përmbytjeve. Meteorologët parashikojnë që dita e sotme të shënojë një rritje të temperaturave dhe pakësim të reshjeve të shiut, duke çuar kështu në rënien e nivelit të ujit në Qarkun e Shkodrës.

Sipas parashikimit të IGJEUM, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme do të ketë një mot të kthjellët, ndërsa do të ulet rreziku i përmbytjeve në zonat e prekura, duke dhënë kështu indiciet e para të mbërritjes së stinës së pranverës.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës DO TË KETË RËNIE TË PRURJEVE. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të VAZHDOJNË TË ULEN.

Parashikimet e IGJEUM tregojnë ULJE TË NIVELEVE DHE PRURJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit përgjatë datave 26, 27 dhe 28 Mars 2018. Nga llogaritjet e IGJEUM KA KALUAR piku i prurjeve dhe në ditët në vazhdim do të kemi ulje të rrezikut. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohen probleme nga përmbytjet.

RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të bien kryesisht sot pasdite deri nesër në mesditë.

Në veri të vendit në zonat malore 800 m mbi nivelin e detit priten reshje në formë dëbore, ndërsa në pjesën jugore reshjet e dëborës priten në kuota më të larta se 1000 m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 15 °C

në vendet e ulëta: 7 / 14 °C

në vendet malore: 2 / 10 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.



/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë