POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Mbeta 4 orë i varur’, i mbijetuari i tragjedisë së Genovas rrëfen tmerrin: Si nëpër filma, asfalti u shemb dhe përfunduam poshtë (Video)

Gianluigi Andari, i mbijetuari i tragjedisë së urës Morandi

Gianluca Andari është një nga të mbijetuarit e tragjedisë së Genovas. 28-vjeçari ka rrëfyer për Neësmediaset momentin e frikshëm kur ka mbetur pezull në ajër për 4 orë rresht i mbajtur vetëm nga rripi i sigurimit.

“Momente dramatike, orë të stërgjatura, mendoja për familjen mendova për djalin tim  i cili për pak ditë vinte në jetë. Shikon orën dhe mendon se dikush do të vijë të të shpëtojë,”- është shprehur Andari.

I pyetur nga gazetarja e Mediaset se si i përjetoi ato momente të tmerrshme Gianluca u shpreh: “Mbaj mend që filluan të binin disa copa të shtyllës dhe pastaj si nëpër filma, asfalti u shemb dhe ne përfunduam poshtë. Vazhdova të mendoj se si arritëm në këtë gjendje, si u shkatërrua furgoni. Madje mendoja se si është e mundur që jam ende gjallë. Mund të isha paralizuar, mund të kisha mbetur sakat, por jo gjithçka shkoi shumë mirë për mua, por fatkeqësisht jo për disa të tjerë.

Më tej 28-vjeçari u shpreh se zjarrëfikësi që e shpëtoi është si një ëngjëll mbrojtës për të. “Ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm,”- tha i mbijetuari Ardini. Shembja e urës Morandi, në Genova ndodhi në mesin e muajit gusht të këtij viti. Tragjedia shkaktoi 43 viktima, mes tyre dy shqiptarët Marjus Djerri dhe Edi Bokrina. Shumë të tjerë mbetën të plagosur.

fl.mi./b.ha.
Komento