Mbetjet spitalore dhe furnizimi me barna, Task Forca Antikorrupsion ‘furtunë’ në spitalin e Vlorës

Mbetjet spitalore dhe furnizimi me barna, Task Forca Antikorrupsion ‘furtunë’ në spitalin e Vlorës

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj

Task Forca Antikorrupsion ka kryer një kontroll administrativ dhe ka konstatuar një sërë shkeljesh në Spitalin Rajonal të Vlorës, për pasojë ka rekomanduar disa masa disiplinore për drejtues dhe punonjës të këtij spitali. Rezultatet e kontrollit në lidhje me prokurimet publike dhe ekzekutimin e kontratave në fushën e trajtimit, menaxhimit dhe evadimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore, furnizimit me medikamente dhe të tjera i bëri të ditura sot përmes një konference për shtyp, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, njëherësh Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, e cila tha se janë rekomanduar 18 masa disiplinore, mes tyre drejtues dhe mjekë është rekomanduar.

Nga këto janë rekomanduar 9 masa disiplinore, “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për monitorimin e kontratave, për mospërmbushjen e detyrimeve të përcaktuara ligjore, për ish-Drejtorin e Spitalit, aktualisht në detyrën e mjekut në këtë spital dhe 8 personat përgjegjës anëtarë të komisioneve të prokurimit dhe të komisioneve përgjegjës dhe 9 masa disiplinore, “vërejtje me shkrim”, për shkelje në procedura prokurimi, për Drejtuesin e Spitalit dhe 8 personat përgjegjës anëtarë të komisioneve të prokurimit.

Sipas ministres Gjonaj, Task Forca Antikorrupsion ka konstatuar mungesa të mbulimit me shërbimin për evadimin e mbetjeve të rrezikshme në disa periudha gjatë vitit 2018, shkelje të procedurave dhe rregulloreve në kontratat e shërbimit mbi realizimin e procesit të evadimit të mbetjeve dhe mangësi në dokumentacionin përkatës.

Edhe strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar 9 vepra penale në fushën e korrupsionit. Janë proceduar penalisht 23 autorë, të akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, nga të cilët 3 autorë janë arrestuar dhe 20 autorë të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 14/11/2018 18:31

    Une jam nje qytetar i vlores ne lagjen skel dhe kur mendoj se cfare ilacesh kam blere deri dje ne farmaci dhe me cfare jam kuruar. Shyqyr qe erdhi kjo dit

    Përgjigju
  • Tani: 14/11/2018 18:31

    Bravo e madhe per kete aksion ne qarkun e vlores sepse mund te ishin dhene kto ilace te skaduara qytetarve

    Përgjigju
  • Valdimir: 14/11/2018 17:57

    Nje gje mjaft e mire dhe efikase nga ministja gjonaj duke pare se si vidhen parat e popullit nga tendera e paligjshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull