Mbi 50 mijë biznese kërkojnë punonjës, ka 10 mijë vende të lira pune, profesionet që duhen

Mbi 50 mijë biznese kërkojnë punonjës, ka 10 mijë vende të lira pune, profesionet që duhen

Foto ilustruese

Mbi 50 mijë biznese janë në kërkim të punonjësve të ndryshëm përmes faqes zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, puna.gov.al.

Konkretisht janë 51.325 punëdhënës të regjistruar, numër ky që është rritur ndjeshëm krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit, ku 3 mijë subjekte më shumë janë në kërkim. Ndërkaq, janë rreth 10 mijë vend të lira pune aktive, për të cilat mund të aplikohet, por ajo që vihet re është se në njoftimet e bizneseve, kanë të renditura kërkesat sipas llojit të punës dhe kualifikimet që duhet të kenë punonjësit, ndësa vetëm pjesa e pagës, e cila duhet shënuar në modelin standard të aplikimit, është bosh, çka tregon që punëdhënësit “fshehin” nivelin e pagesave për të interesuarit.

Kjo mund të ndodhë për shkak të konkurrencës në treg, që të mos krijojnë stepje në aplikime, por ka edhe biznese që ofrojnë paga shumë të ulëta, apo nën pagën minimale prej 24 mijë lekësh. Ajo që vihet re, është se bizneset kërkojnë më së shumti punëtorë krahu me, një pozicion që në fakt nuk kërkon as kurse profesionale. Paradoksi është që ndërkohë që ka shumë vende të lira në këtë pozicion, shumë punëtorë krahu e kalojnë ditën në zona të ndryshme të kryeqytetit, por jo vetëm, në pritje për t’u punësuar apo për të bërë punë sipas nevojave që mund të kenë qytetarë të ndryshëm.

Nga lista e vendeve vakante të publikuara on line vihet re gjithashtu se ka kërkesë të lartë pë zanate, si rrobaqepës, prestar, fadromistë, xhenerikë, vinçierë, saldatorë, këpucarë, shoferë, hidraulikë, marangoz etj.

Gjithashtu në listën e vendeve të lira të punës e gjejnë veten edhe punëkërkues me profesione që kërkojnë arsim të lartë, si inxhinierë, ekonomistë, specialistë të rrjeteve kompjuterike, bankierë, programues, e deri tek drejtorë. Vendet e punës janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë dhe të interesuarit e kanë shumë të thjeshtë të aplikojnë, përkrah listimit të kërkesës dhe pasi të shohin kualifikimet e kërkuara./SCAN/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 12/08/2018 20:36

    Pagat,shume te uleta!mos dhenia e sigurimeve-faji eshte I qverise!!!NUK USHTRON ASNJE KONTROLL.

    Përgjigju
  • Limi: 12/08/2018 13:42

    Per deri ska sindikata keto lajme i nxjer PPSH punet profesionale me para jane vetem per MILITANTET e PS Dhe Titi e ka tamam kerkojne skllever me 200000 leke te vjetra keto jane bizneset ne shqiperi

    Përgjigju
  • Emigrant: 12/08/2018 13:28

    QEVERIA # 1 DUHET TE PERCAKTOHET ME LIGJ PRANIMI NE PUNE MBI BAZEN E REZUMESE PUNEDHENESI PO ME LIGJ DUHET TE PERCAKTOJE POZICIONET PER PUNE QE KA DHE PAGEN QE DO TA PAGUAJ JAM TEKNIK I MESEM ELEKRIK NE USA KAM NJE PAGESE TE MIRE RELATIVISHT N Q S PUNEDHENESI JEP NJE PAGESE TE PRANUESHME PER MUA KTHEHEM ME NJE HERE PER TE PUNUAR NE SHQIPERI PAGESA IME ESHTE 38$ per ore Pune PO MU AFRUA TE PAKTEN 20$ per ore Pune KTHEHEM QE TE NESERMEN DOTA KONTROLLOJE KETE WEB NE INTERNET. NE QOFTESE NUK EKZITON JANE FURCE KOTI PER VOTIME TE TIPIT VELIAJ

    Përgjigju
  • Titi: 12/08/2018 10:08

    Nje gje nuk e sqaron ky lajmi juaj.Kerkojne punonjes qe do te paguhen me page dinjitoze apo kerkojne skllever qe ju ofrojne nje page sa per buken e gojes,200 mije lek te vjetra.

    Përgjigju
    • Economist: 12/08/2018 14:43

      po me mire 200 mije lek te vjetra sesa pa leke ne shtepi. Nqs njerezit fillojne punesohen, atehere mund te kerkojne paga me te larta. Sa me shume te papune te kete, aq me te veshtire e kane punetoret te kerkojne paga me te larta.

    • hakunamatata: 12/08/2018 12:08

      Patjeter qe kerkojne skllever,te cilet as 200 mije te vjetra nuk marrin.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë