Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Kurti: Nëse nuk shkohet përtej bërjes së shqiponjës, do i ngjasonte një ndeshjeje miqësore

Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Kurti: Nëse nuk shkohet përtej bërjes së shqiponjës, do i ngjasonte një ndeshjeje miqësore

Kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti e vlerësoi të rëndësishme mbledhjen e qeverisë shqiptare me atë kosovare në Pejë, megjithatë, ai u shpreh se uron që marrëveshjet e arritura të mos ngelin vetëm në letër.

Në një deklaratë për “Kosova Post”, Kurti tha se në rast se marrëveshjet nuk finalizohen, mbledhja e dy qeverive do t’i ngjajë më shumë dy ekipeve të futbollit që e përfunduan takimin e tyre si një ndeshje miqësore.

"Të jesh shqiptar është përgjegjësi, por kjo përgjegjësi është politike e publike, është konkrete dhe do të duhej të dëshmohet më së shumti e më së pari prej atyre që i kanë mundësitë më të mëdha, e këta janë qeveritarët. Pra, shumë mirë që e bënë shqiponjën, por nëse nuk shkohet përtej kësaj kjo më shumë i ngjan dy ekipeve të futbollit që e përfunduan një ndeshje miqësore, sesa që ndanë detyrat të cilat do të na i zbatojnë shpejtë e mirë", komentoi Kurti.

Mes të tjerash, kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ shtoi se ende nuk ka arritur të njihet me marrëveshjet e dakordimit dhe nuk ngurroi të komentonte se përgjithësisht mbledhjet e ceremonitë e këtij lloji gjithnjë shoqërohen nga parada dhe sfilata.

“Unë uroj që pas kësaj mbledhje të mos jetë si herët e tjera, ku konsumi mediatik përfundon shpejt e shpejt dhe më pastaj shqiptarët në të dy anët e kufirit e vazhdojnë jetën e tyre edhe me papunësi e varfëri, por edhe jo më shumë të bashkuar siç do të dëshironin ata të ishin”, tha më tej ai.

Shqipëria dhe Kosova zhvilluan ditën e djeshme mbledhjen e pestë të qeverive në qytetin e Pejës. Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së përbashkët foli mbi vendimin e Kosovës për vendosjen e tarifave 100% ndaj çdo produkti serb që hyn doganë, duke e cilësuar si një vendim 100% politik dhe si reagim ndaj goditjeve të njëpasnjëshme që Serbia i ka dhënë deri më tani Kosovës. Nga ana tjetër, Rama theksoi se nga 1 janari Shqipëria dhe Kosova do të zerojnë tarifat me njëra-tjetrën, duke unifikuar doganat.

Shqipëria dhe Kosova firmosën konkretisht nëntë marrëveshje me interes të ndërsjellë, përfshirë unifikimin doganor, heqjen e tarifave roaming apo edhe njohjen e patentave nga të dy vendet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi