Mblidhen ministrat britanikë, bëjnë 'ushtrime' për vdekjen e Mbretëreshës

Mblidhen ministrat britanikë, bëjnë 'ushtrime' për vdekjen e Mbretëreshës

Pamje nga simboli i Londrës, Big Ben

Ministrat e Britanisë së Madhe morën pjesë në një stërvitje sekrete për t'u përgatitur për ato që do të ndodhin pas vdekjes së Mbretëreshës.

Takimi në formë ushtrimi i të enjtes u kryesua nga zëvendëskryeministri David Lidington, Sekretari i Brendshëm Sajid Javid, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Andrea Leadsom dhe sekretari skocez David Mundell.

“Ushtrimi” u zhvillua në të njëjtën sallë në të cilën zhvillon mbledhjet Kabineti i Emergjencës ‘Cobra’ për të parandaluar kështu edhe ndonjë rrjedhje të mundshme informacioni nga punonjësit.

Pas vdekjes së mbretëreshës i pari që informohet është kryeministri dhe pas 10 ditëve të planifikuara të zisë kombëtare, 600 anëtarët e Këshillit të Fshehtë do të mblidhen në Buckingham Palace për të vendosur mbretin e ri në fron, i cili pritet të jetë Princi Çarls.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë